Vuçiq: Ushtria e Kosovës bëhet më 28 nëntor

Aktuale

Vuçiq: Ushtria e Kosovës bëhet më 28 nëntor

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:15
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një takim me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosmet tha se ai kishte njohuri kur do të bëhet ushtria e Kosovës.

Ai njoftoi se ka njohuri se kur do të formohej Ushtria e Kosovës, për të cilën tha që do të bëhet më 28 nëntor, kur festohet Dita e Flamurit Shqiptar.

“Kam njohuri se ushtria e Kosovës do të formohet më 28 nëntor”, ka thënë Vuçiç, shkruajnë mediat serbe.

Siç njoftojnë mediat serbe, në atë takim do të diskutohen projektet të cilat janë rënë dakord gjatë vizitës së fundit në Kosovë.

Vuçiç ka thënë më herët se me serbët e Kosovës do të pajtohen se si t’i ndihmojnë ata në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat