Ky është lezet, thotë Haradinaj për paralajmërimet se mund ta rrëzojnë

Aktuale

Ky është lezet, thotë Haradinaj për paralajmërimet se mund ta rrëzojnë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:33
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj e sheh të lezetshme gjithë garën politike që po bëhet në Kosovë, e cila sipas tij, nuk do të ndalet. Garën politike e kemi këtu, ajo vazhdon me qenë këtu, tha Haradinaj. Përmendi takimin e djeshëm me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe citoi deklaratën e tij se ‘mund ta rrëzojnë Qeverinë e tij’.

Kryeministri Ramush Haradinaj beson se nesër pozitë dhe opozitë do të bashkohen në Kuvend rreth temës së dialogut. Ai ka thënë se temat tjera janë pjesë e garës politike e cila siç thotë ai, vazhdon dhe do të vazhdojë edhe më tutje.

Me këtë rast Haradinaj se gjatë vizitës së djeshme në komunën e Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti tha se ‘qëndrojnë në pozicione të kundërta politike’ por sipas Haradinajt ‘ky është lezet’.

“Dje në takimin me zotin Ahmeti, do të thotë unë i raportova atij, të gjitha temat e Prishtinës i kam kry, ai tha po por prapë jemi në pozicione të kundërta, ai është lezet me mujtë me i kry do punë në interest ë qytetarëve të vendit, e gara politike vazhdon”, tha Haradinaj

“Besoj që nesër do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët, nuk besoj që ka subjekt politik në parlament që është kundër ruajtjes së territorit, të kufijve dhe kushtetueshmërisë së vendit tonë. Shpresoj shumë që nesër do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Në seancën e nesërme do të marrë pjesë edhe pozita edhe opozita shpresoj, besoj që mund ta ruajmë një farë uniteti, transofrimi i FSK’së ishte një koordinim perfekt dhe një shembull edhe për të ardhmen por disa interesa duhet t’i ruajmë, ndërsa garën për pushtet e kemi këtu, ajo s’na ikë, e kemi këtu gjithë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat