Deputeti i LDK-së tallet me qeverinë: T’i dërgojmë në pushim 2 javor në Antigua Barbuda

Aktuale

Deputeti i LDK-së tallet me qeverinë: T’i dërgojmë në pushim 2 javor në Antigua Barbuda

Nga: D.RR Më: 30 tetor 2018 Në ora: 18:11
Qeveria Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli ka ironizuar me lajmin e qeverisë se ishujt Antigua dhe Barbuda, kanë hequr vizat për shtetin e Kosovës.

Reagimi i Avdylit vjen pas mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, ku zëvendësministrja Rejhan Vuniqi e kumtoi lajmin.

Deputeti i LDK-së thotë se kjo qeveri duhet të shkarkohet pasi nuk e mbajti premtimin sa i përket liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë:

Vijojnë lajmet humoristike nga Qeveria.
Në kohën kur Kosovës do duhej ti liberalizoheshin vizat nga BE për qytetarët Kosovarë ,na servohet si lajm se Antigua Barbuda (perkthimi: askush as nuk e di ku i bie ) ka hjek vizat për pasaportat diplomatike. A me qesh a me qajtë me këtë sukses të rradhës. Do ishte e udhës që kjo Qeveri të dorëhiqej per mospermbushje të premtimit për mosliberalizim të vizave , dhe të gjithë ti dërgonim në pushim 2 javor në Antigua Barbuda që të kthjellen pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat