“Skandal i madh shtetëror, Thaçin e paska tradhtuar vëllai Erdogan për t’i bërë qejfin Vuçiqit”

Aktuale

“Skandal i madh shtetëror, Thaçin e paska tradhtuar vëllai Erdogan për t’i bërë qejfin Vuçiqit”

Nga: P.R Më: 30 tetor 2018 Në ora: 18:48
Hashim Thaçi dhe Recep Tayyip Erdogan

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq deklaroi se me kërkesën e tij është hequr flamuri i Kosovës në Stamboll nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

E presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se në Stamboll është respektuar shteti i Kosovës.

“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë”, ka shkruar Thaçi.

Pas këtij postimi të Thaçit, ka reaguar ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi.

“Nëse flamuri i Kosovës është hequr në Stamboll pas intervenimit të presidentit serb, fjalët e Vuçiçit nuk janë krrokamë, por janë fakte të një sukesesi të tij diplomatik kundër Kosovës. Krrokamë është pikërisht reagimi i presidentit Thaçi, i cili nuk është në gjendje ta tregojë të vërtetën se si e paska tradhëtuar vëllai Erdogan për t’i bërë qejfijn Vuçiqit!”, ka shkruar Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Liri Loshi

Ky është vërtet një skandal i madh shtetëror! Çfarë priste presidenti që nuk largohej duke protestuar ashpër, përderisa flamuri i shtetit tonë më tutje nuk valonte në mesin e flamujve tjerë. Çka pret tash presidenti që nuk e thotë të vërtetën se ç’ndodhi me flamurin në Stamboll?! Nëse Hashimi e ndjeu veten të nderuar në Turqi, unë po ndjehem i fyer dhe i poshtëruar, edhe nga presidenti turk, edhe nga presidenti im”, përfundon shkrimin e tij Liri Loshi, ish mjeku i UÇK-së, njeriu që u përballë me kriminelin Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat