Kadri Veseli tregon se çfarë kanë biseduar me Matthew Palmer

Aktuale

Kadri Veseli tregon se çfarë kanë biseduar me Matthew Palmer

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:24
Matthew Palmer

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer para pak ditësh ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit.

Kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se me Palmer ka shprehur qëndrim se SHBA-ja do të përkrah Kosovën si shtet sovran.

Veseli në “Zona e Debatit” ka thënë të hiqet dorë nga spekulimet për fjalë të pathëna nga Palmer.

“Asnjë nga këto nuk janë thënë. Temat të cilat janë biseduar me Palmer janë se SHBA-të i qëndrojnë përkrah Kosovës si shtet sovran dhe në asnjë hap nuk lëshon pe prej kësaj. Na është thënë, mos humbni kohë, merrni përgjegjësi, nuk duam konflikte të hapura në ballkan, ballafaqohuni me fqinjin tuaj, Serbinë. Dakordoni dhe vendosni përfundimisht”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se nuk ka presion për jepje të territorit të Kosovës, ndonjë shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat