Demaliaj: Reagova se ma njollosën babain

Aktuale

Demaliaj: Reagova se ma njollosën babain

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:33
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka folur për arsyet qa ai është arrrestuar, pas deklarimeve që ka bërë në televizion.

Demaliaj ka thënë se ka reaguar ndaj listave të publikuar të veteranëve, pasi sipas tij me këtë rast është fyer babai.

“ Unë kam folur për listat e publikuara për veteranët. Unë kam reaguar pasi në këto lista është future babai im, dhe normalisht që jam ndi i fyer edhe kam reaguar”, ka thënë ai.

Demaliaj ka thënë se prokurori Blakaj e ka fyer babain pasi e ka futur në listat e “veteranëve mashtrues”. 

Demaliaj ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pas deklaratave të tij ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj. Deputeti kishte fyer dhe kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj në media. Demaliaj kishte thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat