Hoti i reagon Veselit: Mustafa e korrigjoi marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi për Asociacionin

Aktuale

Hoti i reagon Veselit: Mustafa e korrigjoi marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi për Asociacionin

Nga: N. H Më: 30 tetor 2018 Në ora: 23:26
Avdullah Hoti

Shefi i grupit më të madh parlamentar, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka sqaruar  se ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në vitin 2015, e ka korrigjuar marrëveshjen e nënshkruar më 2013 nga Hashim Thaçi, zëvendës i të cilit ka qenë Kadri Veseli. 

Hoti thotë se për fatin e mirë të Kosovës, nënshkrimi i Isa Mustafës e ka vendosur krijimin e Asociacionit nën juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se çdo gjë tjetër që thuhet për këtë çështje është e pavërtetë dhe nuk meriton replikë.

Ky reagim erdhi vetëm pak minuta pasi kryeparlamentari, Kadri Veseli foli për qeverisjen e Isa Mustafës dhe marrëveshjet e arritura gjatë mandatit të tij.

Ja postimi i tij i plotë:

Për hir të opinionit publik, duhet të sqarojmë sërish se ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në vitin 2015, e ka korrigjuar marrëveshjen e nënshkruar më 2013 nga Hashim Thaçi, zëvendës i të cilit ka qenë Kadri Veseli. 

Për fatin e mirë të Kosovës, nënshkrimi i Isa Mustafës e ka vendosur krijimin e Asociacionit nën juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Çdo gjë tjetër që thuhet për këtë çështje është e pavërtetë dhe nuk meriton replikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat