Kuvendi debaton sot për korrigjimin e kufijve

Aktuale

Kuvendi debaton sot për korrigjimin e kufijve

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 07:08
Kuvendi i Republikës se Kosovës

Kuvendi i Republikës se Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të debatojë lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Opozita që është nismëtare e mbledhjes së jashtëzakonshme kërkon që të miratohet një rezolutë, që do ta ndalonte presidentin të flasë për territorin në bisedimet me Serbinë.

Ndonëse edhe partitë në pushtet edhe ato në opozitë shfaqin qëndrime të njëjta rreth çështjes së kufirit, ato nuk po arrijnë dot një konsensus rreth një platforme të përbashkët për bisedimet me Serbinë.

Pas përfundimit të këtij debati, Kuvendi do të vijojë punimet, përkatësisht, votimin e pikave të mbetura nga seancat e nisura më, 13 dhe 14 shtator, si dhe të asaj më 15 tetor, për të vijuar më pas, edhe me vazhdimin e seancës së 18, 19 dhe 25 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat