Apostolova kritikon politikanët e Kosovës: Mos jepni data për liberalizim vizash

Aktuale

Apostolova kritikon politikanët e Kosovës: Mos jepni data për liberalizim vizash

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:19
Nataliya Apostolova

(E plotësuar) - Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka lutur edhe njëherë secilin në Kosovë që të mos japin data për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti për shtetasit e Kosovës.

Apostolova tha se ky është në proces në bërje dhe se sipas saj tash i mbetet shtetetve në mënyrë incidiuale të vendosen për lëvizjen pa viza.

Këto komente ajo i bëri në takimin që bashkë kryekuvendarin Kadri Veseli zhvilluan mëngjesin e sotëm me anëtarët e Komisionit për Legjislacion.

Apostolova komenton seancën për kufijtë

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet sot rreth korrigjimit të kufijve dhe procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se është mirë që po diskutohet dhe se duhet të gjendet konsensus për dialogun.

Apostolova ka refuzuar të tregojë nëse e përkrah rezolutën e propozuar nga LDK që ia ndalon secilit të flas me Serbinë për çështjen e kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat