Shtyhet votimi për rezolutën e LDK-së për dialogun

Aktuale

Shtyhet votimi për rezolutën e LDK-së për dialogun

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:11
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën e pasdites arritjen e konsensusit politik për miratimin e projekt-rezolutës së propozuar nga opozita lidhur me dialogun me Serbinë.

Partitë e koalicionit qeverisës kanë kërkuar harmonizim të qëndrimeve të grupeve parlamentare për të dalë me një rezolutë të përbashkët që do të hidhej në votim.

Shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se e ka të paqartë prezantimin e projekt-rezolutës së LDK-VV-Alternativa, e prezantuar nga shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti, duke thënë se ai ka shtuar 6 pika në tekst për të arritur konsensus lidhur me dialogun, por kjo nuk ka ndodhur.

“Kjo është bërë në një mënyrë të qëllimshëm për të dalë nga situata aktuale. Kërkoj nga opozita që të tregojnë se cilat pika janë të papranueshme. Të ulemi bashkë nesër, kemi edhe seancën dhe t’i diskutojmë këto pika dhe të arrijmë në harmonizimin e tekstit dhe ta hedhim për votim nëse opozita dëshiron të arrijë diçka të përbashkët dhe jo ta shfrytëzojë për konsum ditor, duke mos i ofruar zgjidhje qytetarëve për dialogun, por duke e vazhduar garën e inateve që kaq muaj janë duke e lënë vendin në ngecje”, tha Krasniqi.

Edhe shefi i GP të AAK-së, Ahmet Isufi kërkoi harmonizim të qëndrimeve të grupeve parlamentare për të dalë me një  rezolutë me pika të harmonizuar.

Bilall Sherifi, shef i GP të Nisma, kërkoi që harmonizimi i qëndrimeve të partive politike të bëhet nesër dhe të shihen se cilat janë pikat e papranueshme për opozitën.

“Nesër të ulemi dhe të shohim si mund të arrijmë deri te një rezolutë e përbashkët, por në asnjë mënyrë të iket nga esenca që procesi i dialogut të përfundojë në dëm të Kosovës”, ka thënë ai.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka pyetur propozuesin e projekt-rezolutës Avdullah Hoti nëse dëshiron ta hedhë në votim, duke pasur parasysh se në sallë nuk ka kuorum.

Shefi i GP të LDK-së Hoti propozoi që në mungesë të kuorumit nesër para seancës së Kuvendit të Kosovës të mbahet një takim për të diskutuar këtë çështje bashkërisht.

Ndryshe, seanca do të vazhdojë nesër. 

Shtyhet votimi për rezolutën e LDK-së për dialogun

Është shtyrë për nesër votimi për rezolutën e propozuar nga LDK-ja lidhur me dialogun me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që të mos votohet sot rezoluta e propozuar sonte por të futet nesër si pikë e parë e rendit të ditës.

Gjatë ditës është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovë me vetëm një pikë të rendit të ditës, debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi dhe tema e korrigjimit të kufijve.

LDK ka propozuar në rezolutën e saj që t’ia ndalojë secilit të flasë me Serbinë për çështjen e kufijve.

Seanca e jashtëzakonshme është karakterizuar me përplasje, mospajtime dhe debate të gjata mes deputetëve lidhur me këtë temë dhe jo vetëm.

Hoti paraqet rezolutën: Territori i Republikë së Kosovës është një dhe i pandashëm 

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka paraqitur rezolutën e opozitës, për dialogun me Serbinë, ku thuhet se “territori i Republikë së Kosovës është një dhe i pandashëm”.

Hoti: Territori i Republikë së Kosovës është një dhe i pandashëm

“Territori i Republikë së Kosovës është një dhe i pandashëm, dhe se as presidenti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të negocioi për tersin territoriale të Kosovës”, lexoi Hoti tekstin e rezolutës.

Hasani: Një pjesë e madhe i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit, se një pjesë e madhe i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale në Kosovë.

Hasani: Një pjesë e madhe i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale në Kosovë

“Për mua është me rëndësi që një pjesë e madhe e shoh që i janë gëzuar ardhjes së prokurorit Gjykatës Speciale në Kosovë edhe pretendimet për të folur për raste të veçanta të vrasjeve dhe të krimeve. Atë që e dha shefi i grupit parlamentar të LDK-së, kanë qenë në pushtet, kanë mundur t’i bëjnë, kanë pasur edhe kryeministrin, të gjitha, ndërsa ato për Fatmir Limjan kanë qenë në koalicion për ta rrëzuar qeverinë herën e kaluar bashkë, tash janë prishë prapë flasin njëjtë”, ka thënë Hasani.

Hasani po ashtu deklaroi se nëse hapet çështja e kufijve, atëherë nuk do të ketë të drejtë askush t’i ndal shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi të kërkojnë bashkim kombëtar

Xhavit Haliti: Nuk ka shans Serbia ta sulmojë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka bërë një përshkrim të zhvillimeve politike në vend, që nga fillimi i luftës, zhvillimi i negociatave në Konferencën e Rambujes dhe gjatë procesit të bërjes së shtetit.

“Nuk frikohem që ushtria e Serbisë do ta sulmojë Kosovën, as në jug e as në veri. Nuk ka shans Serbia me sulmuar Kosovën. Kosovën jemi duke e dëmtuar ne”, ka theksuar Haliti.

Ai ka qenë kritik ndaj të gjithë përfaqësuesve politik të vendit, që nga paslufta, pasi sipas tij mesazhet që Kosova po i dërgon miqve tanë, janë zhgënjyese. Po ashut ai ka pohuar se në bisedime, janë zotuar që serbët e Kosovës do të trajtohen më mirë se serbët në Serbi, të cilin premtim thotë se nuk e kanë mbajtur.

“Duhet të gjenden rrugë, edhe me presidentin të ulen me partitë politike, dhe ai të sqarojë, jo të gjitha gjerat të thuhen para mediave, por të sqarohen ato, e jo të flitet pa u sqaruar mirë. Hapni kartat dhe t’i gjeni zgjidhjet dhe të premtoni se nuk do të folni për media në momentin që do të dilni nga aty”, tha Haliti

***

Gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, janë parë duke u konsultuar, shefi i grupit parlamentarë të LVV-së, Glauk Konjufca me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani.

Kjonufca është ulur pranë Osmanit dhe për një kohë të caktuar kanë biseduar.

Seanca e sotme është thirru nga opozita, për të miratuar një rezolutë për ruajtjen e sovranitetit territorial

***

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë seancës së jashtëzakonshme që po vazhdon në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar nga deputetët që të dalin me një qëndrim të tyre lidhur me dialogun me Serbinë.

Haradinaj: Duhet të arrini një qëndrim të caktuar

“Besoj që kjo ide e kësaj seancë mund të jetë po ai moment, për shembull nuk e di sot a do të mbërrini ta përmbyllni këtë debat me një produkt, se e shoh që ka edhe mungesë të kuorumit, po nëse vazhdon kjo seancë, ju lutem mbërrini te një qëndrim i caktuar, jepni ato konkluzione të qarta, lehtësojani punën atyre që na përfaqësojnë që ta kenë të qartë se për çka të na përfaqësojnë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu komentoi edhe deklaratat e deputetëve të cilët kritikuan presidentin Hashim Thaçi, dhe u tha deputetëve që secili dihet ta kryejë përgjegjësinë e vet në vend se t’i kritikojnë të tjerët.

Haradinaj:  Secili ta kryejë punën e vetë

“Atëherë le ta merr secili institucion pjesën e vetë të përgjegjësive, qeveria e merr ekspertizën, pra atë që po e bëjmë, parlamenti është dashur ta votojë edhe demarkacionin edhe platformën për delegacion, dhe tani, e vetmja gjë që parlamenti në njëfarë mënyre mund të thotë po e bën, është, nuk po shkon me dalë në fotografi me Vuçiqin, pra, me i paraqitë ato që i kemi para tij, ne nuk kemi nevojë të bëjmë garë se kush po shkon me dalë në fotografi me Vuçiqin, me cilindo burrështetas të ndonjë vendi, e lëre më me fqinjët tanë, me të cilët kemi kontekste të hapura, tragjedi e të kaluar shumë të dhimbshme, po s’është aty qëllimi”, u shpreh ai.

Kurse deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se Haradinaj e ka të qartë punën e dialogut, por sipas saj, ai nuk po guxon ta ndalë presidentin Thaçi. Ajo po ashtu tha se Thaçi po bën shkelje kushtetuese përderisa po përfaqëson Kosovën në dialog me Serbinë dhe njëherësh rikujtoi që gjatë kohës kur ishte Jahjaga presidente, prapë Thaçi e kishte përfaqësuar Kosovën në dialog.

Image

Haxhiu: Haradinaj nuk po guxon ta ndalë Thaçin

“Në momentin kur Haradinaj ka marrë drejtimin e Qeverisë në raport me dialogun ka theksuar se nuk merr vesh prej kësaj pune. Kjo është deklaratë skandaloze kur vjen prej një kryeministrit të vendit, por unë s’besoj që nuk merr vesh prej kësaj pune, sepse nuk ka guxim që ta ndalë Hashim Thaçin”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq pas replikës se deputetes Haxhiu, kryeministri Haradinaj tha se nuk u kthye në seancë për të krijuar polemika me deputetët, por me shpresën që deputetët do ta ‘japin’ provimin.

Haradinaj: Parlamenti duhet ta japë provimin

“Kisha pasur shumë dëshirë që parlamenti ta japë provimin. Mund të dështojë njëri, fatmirësisht jemi disa pushtete, pra është parlamenti, është qeveria, është presidenti është gjyqësori, por po e dha parlamenti provimin, ju siguroj që është me peshë të madhe, ju siguroj që ka ndikim të jashtëzakonshëm te të tjerët”, tha Haradinaj.

Seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të LDK-së për rezolutën mbi dialogun me Serbinë është duke vazhduar. 

Sherifi-Haxhiut: Doni me mbet lokomotivë në vete

Gjatë vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve në dialogun me Serbinë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se PSD kanë qëndruar në sallë dhe janë bërë bisht i qeverisë.

Pas kritikave që erdhën në drejtim të opozitës, për bojkotin në seancat e kaluara, Haxhiu u shpreh se PSD e kanë mundësuar funksioninimin e qeverisë.

Haxhiu: PSD u bë bisht i qeverisë

“Kanë qëndruar në sallë dhe janë bërë bisht i qeverisë e kanë mirëmbajt këtë qeveri dhe vetëm paramendojeni një situatë kur opozita të gjitha subjektet politike nuk do të vinin në sallë, në asnjë seancë do të ishte e pamundur funksionimi i kësaj qeverie, prandaj vendi do të shkonte ne zgjedhje, por ata nuk janë të interesuar të shkojnë në zgjedhje, sepse e dinë që mandatet e vjedhura që sot i mbajnë nuk do t’i kenë asnjëherë, pra karriget e deputetit nuk do të mund t’i shohin më, prandaj nuk janë të interesuar  të shkojnë zgjedhje, dhe janë në gjendje të pranojnë edhe këtë qeveri të skandaleve, vetëm e vetëm që vendi mos të shkoj në zgjedhje”, tha Haxhiu.

Ajo nuk e la me kaq, duke thënë se është e interesuar të di nëse Fatmir Limaj do të jetë kryesues i ekipit të dialogut, a do ta takonte ai Vuçiqin apo Hashim Thaçi, apo nëse do të kishte rolin e Edita Tahirit apo Avni Arifit.

I menjëhershëm ishte reagimi i Bilall Sherifit nga Nisma, i cili me ironi u shpreh i gatshëm t’i përgjigjet “shkëlqesisë” Haxhiut në pyetjen e bërë.

“Unë nuk e di pse po e paragjykon kjo se a do të jetë Vuciqi, nga e di Albulena që do t’i udhëhiqte Vuçiqi bisedimet në emër të Serbisë, ndoshta ata e ndërrojnë në momentin kur ne e ndërrojmë, si dihet asaj, prandaj le të mos paragjykojmë, se kush vagon i kujt do të jetë, këqyrni mbani vagonët e juaj rend, që doni me mbet vetëm lokomotivë në vete pa asnjë vagon, në mënyrë që të mbeteni në Kuvend, se kështu qysh e keni nis, çdo vagon që nuk ju pëlqen me heq nga lidhja e juaj do të mbeteni vetëm lokomotivë”, tha Sherifi. 

Osmani: Idenë për ndarjen e Kosovës Thaçi po e promovon me paratë e taksapaguesve (LIVE)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani pas vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme ku po flitet për territorin e Kosovës, tha se të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk do të mund t’i mbrojnë ata, të cilët kurrë nuk i vizituan dhe që i konsiderojnë si qytetar të Angolës kur aplikojnë për dokumente.

Osmani debatin e deritanishëm që zhvillua sot në seancën e jashtëzakonshme e ka konsideruar si zhgënjyes.

Derisa theksoi se presidenti i Kosovës me paratë e taksapaguesve po e promovon idenë për ndarjen e Kosovës dhe që një gjë të tillë do e bëjë edhe më 11 nëntor.

Image

Osmani: Thaçi idenë për ndarjen e Kosovës po e promovon me paratë e taksapaguesve tanë

Video  “Çështja e zbardhjes së fatit të të pagjeturve të jetë parakusht për vazhdimin e dialogut, po e shohim që kjo çështje tani ka mbetur tërësisht anash dhe tërësisht e anashkaluar nga kryenogociatori i vetëshpallur presidenti i vendit . Po ashtu edhe për energjinë të jenë një sërë kushtesh edhe ato po anashkalohen nga kryenegociatori i vetë shpallur i cili jo vetëm që shpërndan artikuj të sponsorizuar të shkruar nga të tjerët  pro ndarjes së Kosovës, por në fakt po këtë temë e ka pranuar herë drejtë për drejtë, e herë tërthorazi nga Austria e deri në Kosovë tash besoj edhe në Bjellorusi. Dhe po të njëjtën ne këtë po e parashohim që do e bëjë më 11 nëntor  dhe mandej për ta promovuar këtë ide janë dhënë edhe para të taksapaguesve të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Osmani po ashtu foli edhe për  shqiptarët që kanë humbur jetën në veri të Kosovës në periudhën e pasluftës.

Më poshtë një pjesë e fjalimit të Osmanit:

Lufta ka mbaruar janë fjalë që dëgjojmë shpesh edhe në Kuvend, e brenda e jashtë Kosovë, por për shumë njerëz e vërteta e kësaj është larg.

Çdo ditë zgjohen me frikën e ngjashme të luftës që e kemi pasur edhe ne, e bien në gjumë po me këtë frikë.

Pasiguria për të shkuar në shkollë apo edhe për të dal për të blerë një bukë, është frikë në vete që vazhdon akoma.

Për shumicën për ne lufta kishte përfunduar, kur në veri të Mitrovicës i vranë disa shqiptarë që jetonin atje.

Lista është shume e gjatë, e asaj iu bashkua edhe heroi Enver Zymberi që ra për atë pjesë toke sot quhet dhuratë nga Rankoviqi, e që edhe sot vuajnë nga padrejtësitë.

E qindra djem të rinj u rrëmbyen në veri në dy ditët e fundit të luftës, e mijëra familje u dëbuan në shkuar të vitit 2000, janë torturuar qindra prej tyre e sot e asaj dite janë mysafir në shtetin e tyre, janë refugjatë, e s’mund të vizitojnë as varret e të afërmve.

E sot del dikush që fol për padrejtësitë historike brenda territorit të shpallur si shtet më 17 shkurt 2008.

Është e turpshme që ato toka të jenë thjesht një copë territori që dikush i quan dhuratë nga Rankoviqi.

Kur flitet për veriun, flitet sikur të ishte vend pa njerëz, e sikur fatet e njerëzve mos të ishin përcaktuar atje.

Komisioni për punë të jashtme ka mbajtur 30 takime dhe mbi 90 % të tyre është diskutuar për dialogun me Serbinë.

Për një gjë jemi pajtuar të gjithë aty, që në dhjetëra marrëveshje të arritura në dialog, në 99% të rasteve Serbia nuk i zbaton ato marrëveshje.

Madje sot MPJ lëshon komunikatë ku akuzon Serbinë për shkelje të lirisë.

Territori i Kosovës është i panegociueshëm dhe i pandarë, këtë duhet ta themi edhe sot.

Haradinaj: Themelet e kompromisit janë nga pakoja e Ahtisarit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është legjitime që secili subjekt politik në Kuvend të Kosovës të paraqes një rezolutë.

Mirëpo, sipas tij vota e deputetëve nganjëherë është më e fuqishme se vet ligji, duke e  përmendur kështu votimin për ushtrinë.

Image

Haradinaj: Themelet e kompromisit janë nga pakoja e Ahtisarit

“E kisha lut Parlamentin që ta gjejmë një moment të tillë për një situatë të tillë nacionale, ta gjejmë një formulë nëse ekziston. Ne e dimë se rrugëtimi ynë më tutje po na trumbetohet si kompromis i radhës, mirëpo mos të harrojmë se themelet e kompromisit ne i kemi në kushtetutën tonë, është pakoja e Ahtisarit edhe ato kompromise të atëhershme jon të gjalla, edhe prej neve pritet me i zbatu. Edhe vet zbatimi i tyre në të ardhmen, edhe vet qëndrimi i tyre ta quajë obligimet e pakos së Ahtisarit janë kompromis për Kosovën, nuk mendoj që ne duhet me harru faktin se në themel të ekzistencën sonë edhe në funksionim të  vetvetës ne i obligohemi kompromisit, i cili na kja bërë këta që jem”, tha Haradinaj gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme për dialogun.

Ai ka shtuar se nuk e ka menduar  veten asnjëherë si koalicion qeverisës, por e ka menduar si pjesë të të gjithëve në Kuvend. Njëjtë ka kërkuar nga të gjithë që të mbërrijnë të veprojnë si të tillë.

Pas pauzës, vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës është rikthyer pas pauzë për të vazhduar seancën e jashtëzakonshme, duke nisur me debatin në pikën ku kishte mbetur.

Seanca ishte ndërprerë për pauzë, pasi që sipas nënkryetari të Kuvendit, Xhavit Haliti deputetët nuk kanë qenë të interesuar për debat.

Në këtë seancë po diskutohet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kuvendi kthehet nga pauza me 15 deputetë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me vetëm 15 deputetë në sallë.

Nga LDK-ja aktualisht janë vetëm 5 deputetë, ndërsa kanë filluar të kthehen ata të PDK-së, VV-së dhe PSD-së.

“Korrigjimi i kufirit”  dhe vijat e kuqe ndaj Thaçit përplasin deputetët në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se Kosova është duke mbajtur bisedimet me Serbinë pa platformë, ndërsa ia ka bërë me dije pozitës se nuk do ta kenë asnjëherë konsensusin e opozitës kur bëhet fjalë për gjëra të pafavorshme për vendin.

Ai këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku po debatohet lidhur me dialogun me Serbinë.

Selimi tha se opozita do të ofrojë konsensus vetëm kundër Serbisë.

Selimi: Konsensus për të keq kurrë nuk do keni

“Nëse thirreni në unitet pra na ftojnë në unitet për keq ose na kërkojnë konsensus në këtë rast me Serbinë për të bërë keq atëherë mendoj se po na kërkohet për të bërë konsensus në të keqën e na nuk e bëjmë edhe bëjmë mirë që nuk e bëjmë edhe do të vazhdon të mos e bëjë, pra mos kërkoni prej nesh konsensus dhe unitet për të keqen se kurrë nuk keni me pas...Nëse doni konsensus prej nesh ne duhet ta arrijmë këtë konsensus kundër Serbisë duke e kundërshtuar Serbinë dhe do ta keni këtë konsensus”, ka thënë Selimi.

Ai ka theksuar se Kosova po mban bisedimet me Serbinë pa pasur platformë, ndërsa ngriti shqetësimin se pala serbe po e dikton agjendën e këtyre bisedimeve.

Selimi: Serbia po na ndan

“Po na ndan Serbia, Serbia na është futur në mes. Serbia po na ndan o njerëz! Prandaj që të bashkohemi duhet ta heqim Serbinë përfundimisht nga aty ku e ka vënë Qeveria jonë ditë pas dite, pra Serbia është problem në mos unitetin tonë...Ju po na kërkoni që mirë hajde tash ta bëjmë një platformë së bashku a nënkupton kjo se vërtetë ne jemi duke biseduar me Serbinë pa platformë, po pra ju vetë po e pranoni që atje jemi në këtë fazë të bisedimeve pa platformë dhe tash neve na kërkoni që në emër të njëfarë platforme të na fusni në ekipin tuaj...Nuk mund të bisedosh me Serbinë ndryshe përderisa Serbia po na i dikton krejt agjendën e këtyre bisedimeve”, ka thënë ai.

Sipas Selimit është e kuptueshme pse Vuçiq nuk po e do zëvendëskryeministrin Fatmir Limajn në bisedime, pasi sipas tij, e ka të pazëvendësueshëm presidentin Hashim Thaçi.

Kuvendi shkon në pauzë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak se kryesuesi i saj, Xhavit Haliti ka kërkuar që të shkohet në pauzë.

Haliti ka thënë se seanca do të vazhdojë në ora 15:15.

Edhe pse seanca u thirrur që të diskutohet rreth rezolutës për dialogun ka pasur përplasje të vazhdueshme mes deputeteve të Kuvendit, deputetët akoma nuk i kanë përfunduar diskutimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me këtë rezolutë në mënyrë që ajo të votohet.

Kujtojmë se kjo seancë e jashtëzakonshme është bërë me inicimin e LDK-së, ku kjo e fundit ka kërkuar që të miratohet një rezolutë në Kuvendin e Kosovës nga e cila kërkohet që presidenti i vendit Hashim Thaçi të mos e diskutoj në bisedimet me Serbinë korrigjimin e kufijve.

Selimi: Kosova s’ka platformë në bisedimet me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e do Fatmir Limaj në bisedime pasi e ka të pazëvendësueshëm presidentin Hashim Thaçi.

“Është e kuptueshme pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e do Fatmir Limaj në bisedime, jo pse nuk e do Limajn, por pse e ka të pazëvendësueshëm Thaçin", tha Selimi.

Ai porositi se opozita do të jetë kundër çdo gjëje që është e pafavorshme në dialogun me Serbinë, ndërsa shtoi se Kosova po zhvillon bisedime pa platformë.

"Mos kërkoni prej nesh konsensus me Serbinë dhe unitet për të keqen, sepse nuk do ta keni kurrë. Nëse doni konsensus prej nesh do ta arrijmë duke kundërshtuar Serbinë. Ne nuk japim kontributin për konsensus për të keqen. Refuzimi kundër konsensusit për interesat e Serbisë nuk duhet të nënkuptohet edhe kundër aleatëve tonë, SHBA e NATO. Kur i themi jo Serbisë kjo është në vijën e duhur në mbrojtje të qytetarëve. Nëse doni që të arrijmë konsensus kundër Serbisë duhet të ndalohet ajo që ka nisur. Ndaleni Thaçin, fillimisht kthejeni këtu, diskutojmë. As ju si mazhorancë nuk jeni unik. Serbia po na ndan, o njerëz! Për t’u bashkuar duhet ta heqim Serbinë fillimisht prej ku e ka vendosur qeveria jonë. Serbia është problem në mos unitetin tonë. Jemi duke biseduar me Serbinë pa platformë. Atje jemi pa platformë”, tha Selimi.

Kusari: Jemi deputetë të dështuar, s’mundëm ta ndalim njeriun që e votuam

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari – Lila ka thënë se deputetët kanë dështuar pasi që nuk kanë arritur të ndalin presidentin Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

Ajo ka thënë se vet Thaçi ka pranuar se ‘korrigjimi i kufirit’ është në tavolinën e bisedimeve.

Kusari - Lila: Jemi të dështuar pasi që nuk mundëm ta ndalim një njeri që e ka votuar ky Kuvend

“Është një fjalë që thotë se dështimi për me planifiku, është planifikim për me dështu. Faktikisht ne kemi dështuar. Dhe sot, përderisa dikush mundohet të luaj lojën e fajit, unë mundem me thënë se 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nëse shikohemi në pasqyrë, çdo mëngjes mund t’i themi vetës se jemi të dështuar. Jemi deputetë të dështuar sepse jemi mbledhë me diskutuar për një temë e cila është e gravirume në Kushtetutën e Republikës të Kosovës. Nuk kemi arritur ta ndalim një njeri që e ka votuar ky Kuvend, që të fillojë të diskutojë për ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve”, tha ajo.

Kusari- Lila ka marrë shembull artikullin e Financial Times të shpërndarë nga Presidenti përmes rrjetit social Tëitter, artikull në të cilin thuhet se marrëveshja historike përmban ‘korrigjimin e kufirit’.

Kusari-Lila: Korrigjimi i kufirit është temë e dialogut

“Shikoni në llogarinë e presidentit në Tëitter. Jo më larg se 23 orë më parë, presidenti e shpërndanë një artikull të Financial Times, të sponzorizuar, nga bordi editorial i kësaj reviste prestigjioze, për të cilën paguhen mjete nga buxheti i Kosovës , gjegjësisht nga taksapaguesit tanë, me interpretimin e tij në të cilin thotë, gjëja e parë që përmendet është dakordimi i dy presidentëve Vuçiq dhe Thaçi, me një marrëveshje historike që do të përfshijë edhe korrigjimin e kufijve, edhe shkëmbimin e territoreve. Do të thotë të dyja këto janë pjesë e këtij editoriali, i cili është shpërndarë nga presidenti i Republikës të Kosovës”, theksoi Kusari-Lila.

Tutje deputetja e Alternativës ka shpalosur mesazhe të dala nga takimet me diplomatë.

Kusari – Lila:  Diplomatët na thonë se ndarja është pjesë e dialogut

“A shkojmë pak më larg, a tregojmë se çfarë na thonë neve diplomatët e huaj kur vijnë këtu, se çfarë ka të bëjë marrëveshja historike e dy njerëzve që ulen në tavolinë dhe në mes e kanë një zonjë, Frederica Mogherini. Përfshinë ndarjen e Preshevës, disa fshatrave të Preshevës, dhe tri komunave në veri. Dhe cili është arsyetimi? Se Kosova nuk ka bërë asgjë për serbët në veri. A është e saktë kjo? Unë kisha thënë se është e saktë, por me faj të Republikës të Kosovës. Por, a kemi bërë ndonjë gjë për shqiptarët në Preshevë? Asgjë”, potencoi ajo. 

***

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se rezolutat e prezantuara, një nga LDK-ja dhe një nga PDK-ja janë pothuajse të njëjta dhe mund të bëhen bashkë.

"I mora tre rezolutat, PDK, LDK, dhe atë të koalicionit. Nëse shohim në përmbajtje ato nuk ndryshojnë. Çka u mungon këtyre rezolutave që të behën 3 në 1?”, tha ai, përcjell KosovaPress.

Sipas tij me ketë shkrirje do të dilte diçka e mirë, dhe do të krijohej një unitet si në rastin e FSK-së.

Më herët edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka propozuar që të ulen të gjitha grupet parlamentare dhe të hartojnë një rezolutë të përbashkët, për të cilën do të ketë pajtim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi.

Ai  ka ftuar të gjitha partitë politike edhe njëherë që të dalin me qëndrime të përbashkëta, dhe të mos e fyejnë njëri tjetrin.

Limaj: Çështja e dialogut na ka dalë nga kontrolli tash e 7 vjet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se seanca e sot me e Kuvendit të Kosovës duhet të shfrytëzohet për rikthim në normalitet, pasi sipas tij çështja e dialogut ka dalë tash e 7 vjet nga konteksti.

Limaj ka ftuar që të gjithë të bashkohen për të dëshmuar se Kosova mund të dalë faqebardhë në proceset që po futet. Sipas tij, këtu nuk është çështje e numrit.

Limaj: Qe 7 vite na ka dalë nga konteksti tema e dialogut

“Tash e 7 vjet për këtë temë Parlamenti i Kosovës u kthye në një arenë të diskutimeve, të përplasjeve, të garës mes vete rreth asaj se kush është më patriot e kush nuk është. Dhe në fakt çdo herë këto seanca kanë përfunduar pa ndonjë rezultat. Tash e 7 vite tema më e rëndësishme na ka dalë jashtë kontekstit, jashtë normalitetit institucional të vendit tonë. Le të na shërbejë ky moment dhe kjo iniciativë që të gjithë së bashku të japim kontributin për ta kthyer në normalitet dhe në rrugë institucionale çështja e dialogut... 87 vota i ka pasur përbërja e kaluar dhe ka shku e ka bërë gabime kardinalë në Asociacionin. Nuk është çështje numri ”, tha Limaj.

Limaj tha se Kosovës i janë zbehur të arriturat e deritashme për shkak të papërgjegjësisë dhe shumë arsyeve tjera.

Image

Limaj: Nuk i ndihmojmë debatit duke folur për të kaluarën

“Kemi lëshuar momente shumë të rëndësishme këto 7 vite, të cilat do të na e mundësonin për ta fuqizuar shtetin tonë... Sot besoj, nuk i ndihmojmë as debatit e as asaj çka po flasim nëse i kthehemi të kaluarës dhe shkojmë përsëri në shtëpi duke mos zgjidhur asgjë”, u shpreh Limaj.

Konjufca – Veselit: Thaçi ju mban në xhep

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka akuzuar kryetarin e PDK-së dhe të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po e mban në xhep atë dhe pozitën.

Konjufca ia rikujtoi Veselit deklaratën e para pak ditësh, kur tha se ideja për shkëmbime territoriale vjen nga Serbia dhe Rusia.

“Para tri ditësh thatë që ideja për shkëmbime vjen prej Rusisë dhe Serbisë. Unë pajtohem me këtë. Nuk di ky a e ka dëgju, ama presidenti i vendit me të vërtetë ka thënë ashtu, që është për shkëmbim territoresh”, tha Konjufca.

Konjufca i tha Veselit se po qëndrojnë të bashkuar vetëm me deklarata, sepse kur është në pyetje kundërshtimi ndaj Thaçit, atëherë po shihet se kë e ka në xhep ai.

“Ne po qëndrojmë bashkë vetëm me deklarata, por kur po vjen koha me kundërshtu përnjëmend po shihet e vërteta. Po shihet se kë e ka presidenti në xhep. Krejt mazhorancën presidenti e ka në xhep. Për këtë arsye hajde ta miratojmë një rezolutë ku thuhet: presidenti Thaçi asnjë takim më me Serbinë dhe ai mos të marrë asnjë vendim për Kosovën”, tha ai.

Ndërsa, Veseli i tha Konjufcës se Thaçi nuk është më patriot se asnjëri nga deputetët, mirëpo do ta mbrojë Kosovën njësoj si të gjithë të tjerët, e për këtë ai tha se garanton me jetën e tij.

Image

Molliqaj: Ejani ta mbështesim pushtetin për muri

Partia Socialdemokrate (PSD) është shprehur konfuze për rezolutën mbi dialogun me Serbinë, derisa kërkon platformë për dialogun.

Kjo pasi deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë sot se Kosova nuk ka më nevojë për rezolutë, pasi që të dyja propozimet janë të njëjta, sikur ai i pushtetit ashtu edhe i opozitës. Madje, ai i ka bërë thirrje opozitës të bashkohet, në mënyrë ‘që ta mbështesin për muri pushtetin’.

Sipas tij, vendi ka nevojë për ndërtimin e një platforme të përbashkët për dialogun.

Molliqaj:  Kosova ka nevojë për platformë

“Kosova nuk ka më nevojë për rezolutë, se qysh po e shihni kurrë-njëra prej rezolutave nuk po dallon. As e pushtetit, as e opozitës. Kosova sot ka nevojë për të arritur të ndërtojë platformë për dialogun. Pse kjo s’po ndodhë? Sepse opozita po thotë meqenëse pozita nuk i ka votat për dialogun, ne dëshirojmë zgjedhje legjitime. Pse po i do zgjedhjet? Për të shkuar në pushtet. Prapë legjitime. Pse s’po i do pushteti zgjedhjet? Për qëndruar në pushtet. Por dallimi është se dikush po i do zgjedhjet para dialogut,  dikush do zgjedhje pas dialogut e mundësisht deri në fund të mandatit”, u shpreh Molliqaj.

Ai tha se LDK dhe Vetëvendosje janë lodhur dhe po e shfrytëzojnë rezolutën për t’u kthyer në Kuvend, ndërsa shtoi se rezoluta si e tillë nuk ka kurrfarë efekti.

Molliqaj: Ejani ta mbështesim pushtetin për muri

“Unë po tutna që kolegët e mijë opozitarë, në vend se me iu frikësuar Thaçit, por po i tuten vetes. Se po tuten që çfarëdo që negocion Thaçi atje, në fund këta duhet ta votojnë. PSD e thotë publikisht se nëse nuk pajtohet me çfarëdo rezultati të dialogut, nuk e votojmë. E lëmë edhe krejt politikën e nuk e votojmë... Dikush ka menduar që dikë e mbështet për muri. Por kanë gabuar krejt ata. Edhe pushteti që ka menduar se e mbështet opozitën, e ka mbështet veten. Edhe opozita që ka menduar se brenda opozitës e mbështet dikë për muri, e ka mbështet veten, sepse mbas dy muajve është dashtë me u kthyer. Ejani  bashkë krejt si opozitë, se i kemi 57-58 vota dhe ta mbështetim pushtetin për muri në kuptimin e interesit të Kosovës sa i përket dialogut ”, tha ai.

Në fund, Molliqaj tha se ekipi negociator duhet të formohet pas krijimit të një platforme për dialogun.

‘Në Kuvend po luajmë kusht kujt po ia lëshon’

Ilir Deda, deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë se çështja e dialogut po shndërrohet në telenovelë.

“Ne filluam lojën në këtë Kuvend kush kujt poi a lëshon. Kjo është marre për neve. Nga deklaratat publike pajtohemi të gjithë se asnjë bartës nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Kosovës. A pajtohemi për këtë po. Këtu përfundon pajtimi mes nesh, iu kisha lutë të mos bëhemi si një telenovelë e lirë dhe mos ta vazhdojmë këtë lojë kështu”, tha Deda.

Nisma mbështet idenë që të mos diskutohen kufijtë

Deputeti Bilall Sherifi tha se Nisma mbështet idenë që mos të diskutohet për kufijtë, mirëpo sipas tij duhet të votohet rezoluta gjithëpërfshirëse.

Ai tha se shefat e grupeve parlamentare duhet të ulen të bisedojnë për diçka të përbashkët.

"Në emër të Nismës them se nëse jemi gati të ndalim një projekt për të cilin është folur gjithkah jo formalisht, le të mos kufizohemi vetëm në atë se çka nuk kanë të drejt të bëjnë institucionet tjera qeveria e presidenca. Por t’u tregojmë se çka kane të drejtë të bëjnë ata. Të lëvizim nga ky pozicion aktual qe e kemi, të shfrytëzojmë ketë seancë të bëjmë këtë rezolutë, Nisma e mbështet fuqishëm idenë që mos të flitet për territorin e Kosovës sepse ai është i panegociueshëm; por rezoluta të jetë gjithëpërfshirëse", tha ai.

Ai tha se nuk duhet te shtyhen kush më shumë po e don vendin, por të ndërtohet platformë e përbashkët për bisedimet me Serbinë.

Isufi kërkon të votohet platforma e përbashkët për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi ka thënë se nuk ka më nevojë të mbahen seanca për rezoluta të partive.

Në seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga LDK-ja për ndalimin e negocimit të territorit në dialogun me Serbinë nga Presidenti Hashim Thaçi, Ahmeti ka kërkuar që të votohet platforma e përbashkët për dialogun.

"Ne jemi ngopur me rezoluta që disa muaj me radhë. Qëndrimet janë krejt të qarta, nëse doni ta bëjmë një rezolutë të përbashkët urdhëroni. Nëse nuk keni ndonjë mendim tjetër për të bërë loje. Kryeministri e ka treguar qartë qëndrimin për territoret, i dimë qëndrimet e te gjitha partive, gjerat janë krejt të kthjellëta veç a duam ta kemi një rezolutë të përbashkët për një delegacion për bisedimet me Serbinë. Mos t’i terrorizojmë më tepër qytetarët, të ulemi të bëjmë platformën dhe ekipin", tha ai.

Konjufca propozon që Thaçit t’i ndalohet çdo takim me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se presidenti i Kosovës, ka hapur një problem të madh, atë të lëvizjes së kufijve. Me këtë gjë, Konjufca tha se është lëkundur edhe sistemi politik i Republikës së Kosovës dhe të rendit kushtetues.

Konjufca: Presidenti po sillet si monark absolut

“Shteti i Kosovës ka tri pushtete, nuk ka pushtet të katërt. Presidenti po sillet si pushtet i katërt. Por, jo vetëm që është dhe po sillet si njëri nga pushteteve aktualisht në Kosovë, por ai e ka keqkuptu mandatin e tij si president, po sillet si monark absolut”, tha Konjufca.

Dëmin më të madh gjatë mandatit të presidentit, Konjufca e ka vlerësuar, imponimin e terminologjisë së finales së dialogut. Sipas tij finalja me Serbinë ka përfunduar në vitin 2008 dhe se nuk ka finale tjetër.

Konjufca: Presidenti po e konteston shtetin e Kosovës

“Gabimi më i rëndë i një udhëheqësi që me gojën e vet e qet në pikëpyetje shtetin që e përfaqëson, atëherë kur i konteston kufijtë e vet. Kosovën e ka kontestu gjithmonë Serbia ajo dihet, me këtë jemi mësuar, ama për herë një President i Kosovës  i ka kontestu kufijtë e vet, kjo ja mundëson Serbisë që t’iu thotë faktorëve ndërkombëtarë, që për Kosovën dika nuk është në rregull dhe që dialogu po vazhdon, prandaj kjo me të vërtetë i ngadalëson edhe ju jep një goditje të pakthyeshme edhe procesit të njohjeve të Kosovës”, tha Konjufca.

Ai mes tjerash ka shtuar se presidentit Thaçi duhet t’i kufizohet çdo takim me Serbinë, vetëm atëherë është rezolutë e vërtetë. Sipas tij vetëm atëherë kur do të implementohet kjo pikë qytetarët do të jenë të qetë në lidhje me dialogun me Serbinë.

Hoti: Me propozimin për korrigjim të kufirit, Thaçi u afrua me Vuçiqin por na përçau neve

Grupi parlamentar i LDK-së, që njëherit ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme lidhur me angazhimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve në dialogun me Serbinë, vlerëson se angazhimi i presidentit Hashim Thaçi është antikushtetues dhe, rrjedhimisht, kundër shtetësisë të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, i cili ka prezantuar rezolutën që parasheh vetëm një pikë ku i ndalohet presidentit negocimi për kufijtë,  ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës  që t’i jepet fund njëherë e mirë këtij propozimi të presidentit.

Ai tha se territori i takon shtetit, e jo presidentit, apo ndonjërit prej pushteteve. Sipas tij, diskursi i presidentit Thaçi për këtë çështje e përjashton BE-në nga dialogu.

Për më tepër, sipas Hoti tha se deklaratat e presidentit janë deklarime të një monarku të shekullit XVII.

Hoti: Propozimi për korrigjim të kufirit na ka dobësuar përballë Serbisë

“Ne jemi për një dialog për Serbinë, por për një dialog në mes të dy shteteve, që ka për qëllim mirëqenien e qytetarëve, paqen  në rajon dhe përshpejtimin e e integrimit në BE. Ideja e korrigjimit të kufijve i vendos këto synime në pritje. Korrigjimi i kufijve është korrigjim i deklaratës së pavarësisë. Kundërshtimi ynë për korrigjim të kufijve, është legjitim dhe është kushtetues. Ky kundërshtim ëshët në funksion të mbrojtjes të integritetit territorial të Kosovës. Ky kundërshtim e mbron Kosovën nga presidenti, por edhe presidentin nga vetja e tij... Në kohën kur do të duhej të ishim të bashkuar, pavarësisht dallimeve politike, propozimi për korrigjim të kufijve na ka dobësuar në raport me Serbinë. Thaçi është afruar me Vuçiqin, por na ka larguar nga njëri-tjetri”, tha ai.

Ai është shprehur i vendosur se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë sot rezolutën vetëm me një pikë.

Hoti: Të miratohet rezoluta që ia pamundëson presidentit negocimin për territorin e vendit

“Pas debatit, Kuvendi duhet të miratojë rezolutën me vetëm një pikë: Territori i Republikës së Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe as Presidenti i Kosovës, e askush tjetër, nuk ka mandat të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës”, potencoi Hoti.

Krejt në fund, Hoti tha se me anë të kësaj rezolute vendoset një vijë të kuqe, njëherit më e rëndësishmja në kuadër të dialogut me Serbinë.

Hoti: Thaçi dëshiron të merret vesh me Vuçiqin, pa BE-në dhe Amerikën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se refuzimi ndaj dialogut, është dëmtim i Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ndaj miqve të vet.

Ai ka folur për përpjekjet që janë bërë për konsensus, dhe ka thënë se tani është koha që kjo të ndodhë.

Krasniqi ka paraqitur në emër të koalicionit qeverisës, pikat që mund të përfshihen në Rezolutën për Dialogun.

“Të gjithë ata që sot spekulojnë për ndarje të Kosovës, për shkëmbime të territoreve me Serbinë, pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt, janë duke shkaktuar qëllimshëm panik dhe huti në mesin e qytetarëve të vendit tonë. Ne, si Grup Parlamentar i PDK-së konsiderojmë se ngritja e kësaj teme të rrezikshme në diskursin e brendshëm politik do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut. Po ashtu, përveç temës së “ndarjes”, rreziku më i madh që i kanoset sot Kosovës është mundësia e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive, që do të shënonte edhe një lloj bosnjezimi të Kosovës. Ky Kuvend do të duhej që në mënyrë të qartë dhe të vendosur të shprehë qëndrimin se një gjë e tillë nuk do të ndodhë! Prandaj, ne besojmë se konsensusi për Dialogun me Serbinë është më shumë se i dëshirueshëm. Është përgjegjësi e të gjitha partive politike, para së gjithash atyre të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kontributin për këtë proces e shohim si një obligim që e kemi të gjithë karshi vendit dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Këto janë pikat që ka propozuar deputeti Krasniqi.

 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës i jep mbështetje vazhdimit të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mënyra më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare obligative ndërmjet të dy shteteve, që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë shtetërore të të dy palëve dhe me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB, si dhe me përshpejtimin e integrimit të Republikës së Kosovë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës do të angazhohet për arritjen e konsensusit të brendshëm politik për Dialogun Kosovë – Serbi, duke përfshirë Platformën e përbashkët për Dialogun, që do të përmbajë parimet themeltare dhe pozicionet shtetërore të Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet që ndërlidhen me këtë proces.

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës themelon një Komision të veçantë, me përgjegjësi për ta monitoruar nga afër procesin e Dialogut dhe punën e delegacionit të Republikës së Kosovës. Ky Komision do të përbëhet nga Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe do të udhëhiqet nga një përfaqësues i opozitës.

 4. Delegacioni i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, i plotësuar edhe me përfaqësues të partive opozitare, që do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Dialog, do t'i raportojë rregullisht Komisionit të veçantë për monitorimin e Dialogut mbi ecurinë e këtij procesi dhe zhvillimet e tij.

5. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka rol qendror dhe vendimtar në Dialogun Kosovë – Serbi. Marrëveshja eventuale që mund të arrihet nga faza përfundimtare e Dialogut Kosovë – Serbi mund të jetë e vlefshme vetëm pas ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve ose nëse merr mbështetjen e shumicës së qytetarëve përmes referendumit.

 6. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme dhe vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës ka autoritet dhe kompetencë për të vendosur për këto çështje.

Hoti: Thaçi dëshiron të merret vesh me Vuçiqin, pa BE-në dhe Amerikën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se ideja për ndryshimin e kufijve ka gjenezën në Moskë dhe në Beograd. Sipas Hotit, vetëm këtyre dy qendrave iu konvenon pengimi i konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi, po e ndihmon këtë.

Hoti i LDK’së, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për idenë e Presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh, ka thënë se Thaci po e vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.

“Në kohën kur do të duhej të jemi më të bashkuar, ideja për korrigjim kufijsh na ka dobësuar”, ka thënë Hoti.  

Sipas Hotit, kërkesa e Thacit në Austri që t’i lihet atij dhe Vuciqit në duar zgjidhja e problemit mes dy shteteve, pa u përfshirë SHBA, ka qenë e rrezikshme.

Duke e cituar Presidentin, Hoti ka thënë se lideri i shtetit po dëshiron të bëj marreveshje me presidentin serb, pa koordinim dhe ndërmjetësim të BE'së dhe SHBA'së.

Fjalimi i Hotit:

Të nderuar deputetë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Ka një kohë që Presidenti Thaçi angazhohet që shkëmbimi i territoreve apo korrigjimi i kufijve të përfshihet në dialogun me Serbinë.

Ai e ka paraqitur këtë propozim në një seri të konferencave për medie në Prishtinë. Ndërkaq, më 25 dhe 26 gusht 2018 në Vjenë, ka folur për këtë propozim në prani të zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të Austrisë dhe të Serbisë.

Ky angazhim i Presidentit Thaçi është kundër kushtetues dhe, rrjedhimisht, kundër shtetësisë të Kosovës.

Dëmet tanimë janë bërë nga këto veprime të Presidentit:

E para, është krijuar pasiguri qytetare, ekonomike dhe sociale, si asnjëherë më parë. Vlerësimet tregojnë se pakënaqësia e qytetarëve e ka arritur nivelin rekord prej mbi 80% të qytetarëve që janë të pakënaqur me rrjedhat politike në Kosovë.

E dyta, janë stopuar të gjitha aktivitetet e diplomacisë së Kosovës dhe të shteteve mike për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të nderuar deputetë,

Është e qartë se këto veprime të Presidentit janë antikushtetuese.

Asnjëra nga kompetencat e Presidentit, të parapara në nenet 4, 83 dhe 84 të Kushtetutës, nuk ka natyrë të pavarur.

Në demokracitë parlamentare, shefi i shtetit nuk ka kompetenca që janë ekskluzive të sovranit dhe të përfaqësuesit të tij, që janë deputetët.

Territori i takon shtetit, e jo Presidentit, apo ndonjërit prej pushteteve.

Esenca e rendit kushtetues të Kosovës qëndron në këto shtylla:

E para, çështjet e sovranitetit territorial i takojnë ekskluzivisht përfaqësuesit të sovranit, pra këtij Kuvendi.

E dyta, përveç përfaqësuesve të sovranit, asnjë institucion nuk ka mandat të negociojë apo të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare për çështjet nga neni 18.1 i Kushtetutës;

E treta, të gjitha çështjet nga neni 18.1 i Kushtetutës kërkojnë votat PRO të 2/3 të të gjithë deputetëve;

E katërta, për çështjet nga neni 18.1 i Kushtetutës mund të vendoset përmes referendumit, ku sovrani e ushtron pushtetin drejtpërdrejt.

Por, në një republikë parlamentare si Kosova, referendumin nuk mund ta thërret Presidenti, por vetëm përfaqësuesi i sovranit, dhe atë vetëm për çështjet që janë brenda kompetencave të tij, si përfaqësues i sovranit.

Të nderuar deputetë,

Diskursi i Thaçit për gjoja mbështetje ndërkombëtare të këtij procesi është mashtrim për tri arsye.

Shkëmbimi i territoreve nuk është rezultat i ndryshimit të politikës të partnerëve tanë. Kjo është ide e Beogradit dhe e Moskës, për të penguar konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Shkëmbimi i territoreve nuk i siguron Kosovës anëtarësim në OKB. Pse Kina do të ndërronte qëndrim lidhur me këtë çështje?

Shkëmbimi i territoreve nuk i siguron Kosovës perspektivë të qartë drejt Bashkimit Evropian, sepse qëndrimi i Spanjës karshi pavarësisë së Kosovës nuk ndryshon me shkëmbim territoresh.

Të nderuar deputetë,

Sjellja e Presidentit në Alpbach të Austri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat