Pjetër Ndrecaj pranon fajin për vrasjen e gruas dhe vajzës dhe pendohet

Aktuale

Pjetër Ndrecaj pranon fajin për vrasjen e gruas dhe vajzës dhe pendohet

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:01
Familja Ndrecaj

(E plotësuar) - Gjykata Themelore në Gjakovë e aprovoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Pjetër Nrecaj, pasi që “ky pranim është bërë në mënyrë vullnetare”.

Në seancën e sotme, Nrecaj e pranoi fajësinë për vrasjen e gruas dhe vajzës në fshatin Brekoc të Gjakovës në gusht të këtij viti dhe u pendua për këtë akt.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, ai tha se vajzën e ka vrarë “aksidentalisht”.

Në seancën e cila zgjati pak më shumë se një orë, prokurori i rastit, Agron Matjani, kërkoi nga gjykata që ndaj të akuzuarit për vrasje të dyfishtë “të jepet një vendim i bazuar në ligj”.

Shqyrtimi fillestar përfundoi ndërsa shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 2 nëntor.

Nrecaj u soll i prangosur në seancën në të cilën avokatja e tij dhe prokurori i rastit thanë se kjo marrëveshje nuk është arritur për shkaqe procedurale.

Pjetër Nrecaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare.

Pjetër Ndrecaj pranon fajin për vrasjen e gruas dhe vajzës dhe pendohet

Pjetër Ndrecaj e pranoi para gjykatës fajësinë për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës në gusht të këtij viti në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Megjithatë, në seancën gjyqësore ndaj tij në Gjykatën Themelore të Gjakovës nuk u prezentua marrëveshja mbi pranimin e fajësisë.

Ndrecaj u soll i prangosur në seancën në të cilën avokatja e tij dhe prokurori i rastit thanë se kjo marrëveshje nuk është arritur për shkaqe procedurale.

Pjetër Ndrecaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare.

“Jemi në përpjekje që kjo çështje të përfundohet me korrektësi dhe të negociohet pranimi i fajësisë në mes të akuzuarit dhe të prokurorit të çështjes, mirëpo ne nuk jemi ftuar për këtë marrëveshje”, tha Fehmije Zhubi, avokate e Ndrecajt.

Ndërsa prokurori Agron Matjani e pranoi se negociatat për pranimin e fajësisë kanë filluar por pa mundur të përfundojnë.

“Ne kemi filluar negociatat, mirëpo për shkaqe procedurale nuk kemi arritur një marrëveshje të tillë”, tha prokurori.

Në sallën e gjykatës të mbushur përplot me njerëz, kur u pyet nga gjyqtari i rastit Gëzim Pozhegu, i akuzuari Ndrecaj e pranoi fajësinë dhe shprehu ‘keqardhje’ për rastin që ka ndodhur.

“Edhe pse vajzën e kam vrarë aksidentalisht, si do që të jetë unë e pranoj fajësinë sepse jam penduar”, tha i akuzuari Pjetër Ndrecaj.

Prokurori Agron Matjani tha se ky pranim i fajësisë mbështetet në prova dhe fakte të paraqitura në aktakuzë.

Avokati i palës së dëmtuar, Isa Osdautaj, tha se “i akuzuari ka kryer vrasje të dyfishtë, konsideroj se i akuzuari duhet të akuzohet edhe për veprën penale të rrezikimit të përgjithshëm ndaj familjes Marku”.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e Pjetër Ndrecaj, avokatja e tij kërkoi nga gjykata që t’i ketë parasysh “rrethanat lehtësuese dhe rënduese” ndaj të mbrojturit të saj.

“Gjithsesi jemi të bindur se gjykata do të sjellë vendim të drejtë dhe të bazuar”, tha avokatja Zhubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat