Hoti: Me propozimin për korrigjim të kufirit, Thaçi u afrua me Vuçiqin por na përçau neve

Aktuale

Hoti: Me propozimin për korrigjim të kufirit, Thaçi u afrua me Vuçiqin por na përçau neve

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:14
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Grupi parlamentar i LDK-së, që njëherit ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme lidhur me angazhimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve në dialogun me Serbinë, vlerëson se angazhimi i presidentit Hashim Thaçi është antikushtetues dhe, rrjedhimisht, kundër shtetësisë të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, i cili ka prezantuar rezolutën që parasheh vetëm një pikë ku i ndalohet presidentit negocimi për kufijtë,  ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës  që t’i jepet fund njëherë e mirë këtij propozimi të presidentit.

Ai tha se territori i takon shtetit, e jo presidentit, apo ndonjërit prej pushteteve. Sipas tij, diskursi i presidentit Thaçi për këtë çështje e përjashton BE-në nga dialogu.

Për më tepër, sipas Hoti tha se deklaratat e presidentit janë deklarime të një monarku të shekullit XVII.

Hoti: Propozimi për korrigjim të kufirit na ka dobësuar përballë Serbisë

“Ne jemi për një dialog për Serbinë, por për një dialog në mes të dy shteteve, që ka për qëllim mirëqenien e qytetarëve, paqen  në rajon dhe përshpejtimin e e integrimit në BE. Ideja e korrigjimit të kufijve i vendos këto synime në pritje. Korrigjimi i kufijve është korrigjim i deklaratës së pavarësisë. Kundërshtimi ynë për korrigjim të kufijve, është legjitim dhe është kushtetues. Ky kundërshtim ëshët në funksion të mbrojtjes të integritetit territorial të Kosovës. Ky kundërshtim e mbron Kosovën nga presidenti, por edhe presidentin nga vetja e tij... Në kohën kur do të duhej të ishim të bashkuar, pavarësisht dallimeve politike, propozimi për korrigjim të kufijve na ka dobësuar në raport me Serbinë. Thaçi është afruar me Vuçiqin, por na ka larguar nga njëri-tjetri”, tha ai.

Ai është shprehur i vendosur se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë sot rezolutën vetëm me një pikë.

Hoti: Të miratohet rezoluta që ia pamundëson presidentit negocimin për territorin e vendit

“Pas debatit, Kuvendi duhet të miratojë rezolutën me vetëm një pikë: Territori i Republikës së Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe as Presidenti i Kosovës, e askush tjetër, nuk ka mandat të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës”, potencoi Hoti.

Krejt në fund, Hoti tha se me anë të kësaj rezolute vendoset një vijë të kuqe, njëherit më e rëndësishmja në kuadër të dialogut me Serbinë.

Hoti: Kundërshtimi i LDK-së për kufijtë është edhe mbrojtje e Thaçit nga vetja e tij

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se propozimi për korrigjim të kufijve e ka dobësuar Kosovën në raport me Serbinë.

Ai ka thënë se Thaçi është afruar me Vuçiqin por e ka larguar skenën politike nga njëra tjetra.

“Territori i takon shtetit e jo presidentit. Çështjet e sovranitetit i takojnë Kuvendit. Kujtojmë edhe deklaratën e tij në Bruksel se aid he Vuciq nuk janë djem problematik. Ne nuk jemi djem problematic, ne dëshirojmë të arrijmë marrëveshje. Thaci po e konsideron BE’në si një krijesë në formim. Jemi për dialog me Serbinë, por me dialog mes dy shteteve që ka për qëllim paqen dhe integrimin në BE. Kundërshtimi ynë është për mbrojtje edhe të presidentit nga vetja  e tij”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat