Ymeri: Njohja formale nga Serbia është kushti i domosdoshëm që duhet plotësuar

Aktuale

Ymeri: Njohja formale nga Serbia është kushti i domosdoshëm që duhet plotësuar

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:38
Visar Ymeri

(E plotësuar) - Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka akuzuar partitë politike se duke mos votuar rezolutën e tyre që e kanë propozuar me 12 korrik të këtij viti janë vonuar në këtë proces.

Ai ka thënë se  po të tejkaloheshin inatet politike tash do të diskutohej krejt diçka tjetër dhe jo rezoluta, megjithatë ai ka thënë se është mirë që më në fund po diskutohet për dialogun. 

Ymeri ka thënë se shkurt amësia e inatet fëmijërore në një anë, e mos seriozitet në anën tjetër e kanë sjellë diskutimin dhe vendimmarrjen në një pikë ku është sot.

Ymeri: Njohja formale nga Serbia është kushti i domosdoshëm që duhet plotësuar

“Njohja formale nga Serbia është kushti i domosdoshëm që duhet plotësuar përmes këtij dialogu, duke qenë kushti i domosdoshëm është njëkohësisht edhe kushti i patejkalueshëm që duhet të jetë për Republikën e Kosovës, e që duhet të jetë udhërrëfyesi kryesor i këtij procesi në dialog. Sot megjithatë duket që kemi një situatë pak më ndryshe në Kuvend karshi kësaj çështje, për shembull jemi më shumë deputet sesa që kemi qenë tash e një kohë. E dyta, kam pa që grupet parlamentare veçanërisht grupi parlamentar i PDK-së ka filluar t’i pranoj parimet bazë të cilat i kishte propozuar PSD-ja në një kohë shumë më të gjatë prej 12 korrikut”, tha Ymeri.

Ai ka thënë se po të miratohej rezoluta e tyre që e kanë propozuar me 12 korrik, prej asaj dite Kuvendi i Kosovës do ta kishte edhe formalisht përgjegjësinë dhe rolin drejtues në procesin e dialogut me Serbinë. 

Po ashtu, ai tha se prej asaj dite Kuvendi i Kosovës do të dakordohej dhe do t’i krijonte trupat të cilat do të merreshin me diskutimin dhe përpilimin e propozim platformës shtetërore e cila do të votohej në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi do t’i kishte përgatitur të gjithë mekanizmat e veta institucionale. 

Do të merrej vesh politikisht në mes të grupeve politike për atë se çka propozon dhe çka dëshiron Republika e Kosovës të arrijë në dialogun me Serbinë dhe cili është ai vizion politik për të ardhmen e Kosovës.

Ymeri: Inatet fëmijërore na kanë sjell në gjendjen që jemi sot

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, njëherish deputet, Visar Ymeri në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit, ka thënë disa fjalë për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se tash e sa muaj, Kosova është përqendruar në atë se çka do të pranoj, por asnjëherë nuk ka biseduar për ata se çka dëshiron dhe çka synon të arrij.

Sipas tij, si gjithmonë, për Kosovën të tjerët kanë projekte, kurse vendi vetëm i pranon.

“Nga korriku grupi ynë ka kërkuar debat për ti kaluar kompetencat kuvendit për dialog, e cila pastaj do të bënte një rezolutë për mbrojtjen e interesit të republikës, e që do të ishte faza përfundimtare e dialogut me Serbinë. Shkurpamësia e inatet fëmijërore, si dhe mos serioziteti e spostuan këtë kërkesë deri këtu ku jemi sot. Vullnet e seriozit shpresoj të fillojmë të kemi nga sot”, ka theksuar Ymeri.

Sipas tij, tani e tutje diskutimi kryesor duhet të bëhet për atë se çka është në të mirë për republikën dhe qytetarët e saj pa asnjë dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat