Zemaj godet Thaçin, Presidenti po përçan popullin

Aktuale

Zemaj godet Thaçin, Presidenti po përçan popullin

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:48
Armend Zemaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, iden për korigjimin e kufijeve nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka quajtur si ide përqarse për politiken e vendit.

Sipas Zemajt dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë tjetër drejtim, atë të lëvizjes së kufijeve mes këtyre dy shteteve.

“Në kohën kur Kosova po kalon 10 vjetorin e pavarësisë dialogu ka marr kahje tjetër siç është lëvizja e kufijve shtetëror e që nënkupton përshkallëzim të territorit. Kjo ide e proklamuar nga Thaçi vihet në pyetje nëse është edhe ide e tij, pasi është e keqe dhe shihet si përçarëse e politikës së vendit. Kosova duhet të kaloj këtë sfidë aktuale, e që nuk është në favorin tonë por vetëm të individëve të caktuar”, ka thënë Zemaj.

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po debatohet për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, apo korrigjimin e kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat