Molliqaj, VV-së dhe LDK-së: Na thatë se jemi patericë e pushtetit, tash pse u kthyet në Kuvend?

Aktuale

Molliqaj, VV-së dhe LDK-së: Na thatë se jemi patericë e pushtetit, tash pse u kthyet në Kuvend?

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:55
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër dy partitë tjera opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e tyre për dialogun me Serbinë.

Molliqaj ka thënë se pushteti është në zor e opozita e fortë, prandaj liderët e partive në pushtet kërkojnë bashkëpunim me opozitën.

Më tej, ai ka kritikuar partitë e opozitës për frikën e paarsyeshme që kanë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se duke qenë se do të detyrohen të votojnë një marrëveshje të mundshme më vonë, tashmë këto parti janë rikthyer sërish në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat