Hungaria përkrah rrugën integruese euro-atlantike të Kosovës

Aktuale

Hungaria përkrah rrugën integruese euro-atlantike të Kosovës

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:15
Dhurata Hoxha dhe Szabolcs Takács

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë një takimi me Szabolcs Takács, ministër i shtetit për çështje evropiane pranë Zyrës së Kryeministrit të Hungarisë, tha se Kosova duhet të fitojë të drejtën e liberalizimit të vizave, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim.

Ajo kërkoi mbështetje për liberalizimin e vizave nga Qeveria hungareze në Këshillin e Ministrave, duke theksuar se të gjithë eurodeputetët hungarezë, votuan pro liberalizimit.    

“Sot, kur rajoni është përfshirë si i plotë brenda planeve të zgjerimit të BE-së, vetëm Kosovës i mungon lëvizja e lirë. Liberalizimi do të ndikonte gjithanshëm edhe në proceset tjera integruese, në zbatimin e MSA-së, reformat e Agjendës Evropiane si dhe reformat tjera ekonomike por edhe të bashkëpunimit ekonomik, ngritja e mirëqenies dhe konkurrueshmërisë së kompanive vendore, aftësimi profesional, ngritja e cilësisë në arsim dhe të mirat tjera që ofron lëvizja e lirë”, tha ministrja Hoxha.

Ndërsa, ministri Takács rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, duke vënë në spikamë të arriturat e vendit tonë në këtë proces si dhe bashkëpunimin e deritashëm për procesin integrues dhe përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai vuri në dukje po ashtu se Hungaria do të jetë përkrahëse e rrugës integruese euro-atlantike të Kosovës si dhe liberalizimit të vizave, duke theksuar se migrimi ilegal duhet të marrë fund dhe qytetarët të jenë të lirë për të lëvizë dhe shtetasit e Kosovës të mos jenë të diskriminuar, krahasuar me rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat