Milaim Zeka: Kemi ardhë me ba cirkus

Aktuale

Milaim Zeka: Kemi ardhë me ba cirkus

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:27
Milaim Zeka

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për gati tri orë po debatojnë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë por për deputetin e NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka, debati i sotëm nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë.

“Kemi ardhë këtu me ba cirkus”, tha Zeka para deputetëve gjatë seancës.

Në pjesën më të madhe të fjalimit të tij, Zeka ironizoi me kolegët deputetë dhe Presidentin Hashim Thaçi i cili po e mbron idenë e tij të korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Për Milaim Zekën, Kosova nuk vendos për formatin e dialogut me Serbinë.

“Formatin e dialogut me Serbinë nuk e përcaktojmë ne, e përcakton Uashingtoni dhe Brukseli”, tha Zeka.

“Qytetarët e Kosovës kanë 1 milion probleme për të cilat ne si deputetë do të duhej të uleshim dhe të diskutonim. Probleme me rrymë, probleme me shëndetësi”, tha Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat