Molliqaj: Ejani ta mbështesim pushtetin për muri

Aktuale

Molliqaj: Ejani ta mbështesim pushtetin për muri

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:35
Dardan Molliqaj

Partia Socialdemokrate (PSD) është shprehur konfuze për rezolutën mbi dialogun me Serbinë, derisa kërkon platformë për dialogun.

Kjo pasi deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë sot se Kosova nuk ka më nevojë për rezolutë, pasi që të dyja propozimet janë të njëjta, sikur ai i pushtetit ashtu edhe i opozitës. Madje, ai i ka bërë thirrje opozitës të bashkohet, në mënyrë ‘që ta mbështesin për muri pushtetin’.

Sipas tij, vendi ka nevojë për ndërtimin e një platforme të përbashkët për dialogun.

Molliqaj:  Kosova ka nevojë për platformë

“Kosova nuk ka më nevojë për rezolutë, se qysh po e shihni kurrë-njëra prej rezolutave nuk po dallon. As e pushtetit, as e opozitës. Kosova sot ka nevojë për të arritur të ndërtojë platformë për dialogun. Pse kjo s’po ndodhë? Sepse opozita po thotë meqenëse pozita nuk i ka votat për dialogun, ne dëshirojmë zgjedhje legjitime. Pse po i do zgjedhjet? Për të shkuar në pushtet. Prapë legjitime. Pse s’po i do pushteti zgjedhjet? Për qëndruar në pushtet. Por dallimi është se dikush po i do zgjedhjet para dialogut,  dikush do zgjedhje pas dialogut e mundësisht deri në fund të mandatit”, u shpreh Molliqaj.

Ai tha se LDK dhe Vetëvendosje janë lodhur dhe po e shfrytëzojnë rezolutën për t’u kthyer në Kuvend, ndërsa shtoi se rezoluta si e tillë nuk ka kurrfarë efekti.

Molliqaj: Ejani ta mbështesim pushtetin për muri

“Unë po tutna që kolegët e mijë opozitarë, në vend se me iu frikësuar Thaçit, por po i tuten vetes. Se po tuten që çfarëdo që negocion Thaçi atje, në fund këta duhet ta votojnë. PSD e thotë publikisht se nëse nuk pajtohet me çfarëdo rezultati të dialogut, nuk e votojmë. E lëmë edhe krejt politikën e nuk e votojmë... Dikush ka menduar që dikë e mbështet për muri. Por kanë gabuar krejt ata. Edhe pushteti që ka menduar se e mbështet opozitën, e ka mbështet veten. Edhe opozita që ka menduar se brenda opozitës e mbështet dikë për muri, e ka mbështet veten, sepse mbas dy muajve është dashtë me u kthyer. Ejani  bashkë krejt si opozitë, se i kemi 57-58 vota dhe ta mbështetim pushtetin për muri në kuptimin e interesit të Kosovës sa i përket dialogut ”, tha ai.

Në fund, Molliqaj tha se ekipi negociator duhet të formohet pas krijimit të një platforme për dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat