Milaim Zeka: Shakira duhet futur në delegacion të bisedimeve, me relaksu pak situatën

Aktuale

Milaim Zeka: Shakira duhet futur në delegacion të bisedimeve, me relaksu pak situatën

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:46
Milaim Zeka dhe Shakira

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë për rezolutën e opozitës për dialogun.

Ishte Milaim Zeka ai i cili tha se mënyra më e mirë për të ndalur Hashim Thaçin është duke bërë një rezolutë kundër Behgjet Pacollit që po e sjellë me aeroplan, me i thënë mos e kthe më në Kosovë, përndryshe nuk kemi fuqi.

“Imagjinoni tu ndëgju debatet, mu fut në kokë një skenar i filmit, “Vjen Shakira”, edhe Shakirën me e fut në delegacion të bisedimeve në Bruksel, me e relaksu pak situatën”, tha Zeka.

“Imagjino tu këndu Shakira me iu tek Serbisë edhe NATO-s, BE-së dhe SHBA-ve me e ngrit murin atje edhe me mbet Shakira andej, Zot mos e bo që edhe gruaja ime që pëlqen Shakirën me e mbet andej me të, ndërsa une me Vjosën këndej muri”, vazhdoi Zeka.

Duke vazhduar më tej për problemet e mëdha që ka Kosova, ai në fund e përmbylli fjalimin e tij duke thënë që të bashkohemi dhe të shkojmë në koncert te Shakira, tek Ura e Ibrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat