Gaxherri e quan Thaçin të sëmurë mendor dhe e akuzon për vrasje

Aktuale

Gaxherri e quan Thaçin të sëmurë mendor dhe e akuzon për vrasje

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:53
Besa Gaxherri

Debati në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës po vazhdon.

Si gjithherë, debati i shoqërua edhe me sulme ad hominem apo ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Pas përplajes së ashpër Zeka-Konjufca, fjalë të rënda, kësaj radhe në drejtim të presidentit Thaçi, ka lëshuar edhe deputetja nga radhët e LDK’së, Besa Gaxherri.

Ajo ka thënë se LDK e ka votuar Thaçin për president, por nuk kanë mundur t’i bëjnë analizë psikologjike dhe të dijnë se do të bjerë, siç është shprehur ajo, në këtë nivel.

”Ne vërtet e kemi votuar për president, por nuk i kemi mundur t’i bëjmë analizë psikologjike të dimë se do të bjerë në këtë nivel”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka shtuar se Thaçi është një i sëmurë mendor dhe është e nevojshme të shkarkohet nga posti.

Madje, ajo ka shkuar edhe më larg sa ka akuzuar Thaçin edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë.

”Shumë raporte ndërkombëtare flasin për veprat e juaja dhe ju jeni ai që keni vrarë edhe kundërshtarët politikë”, ka shtuar tutje Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat