Akuzat e Zekës ndaj Konjufcës pas ndaljes së mikrofonit: Hashimi ka me ua ngulë deri t’desë

Aktuale

Akuzat e Zekës ndaj Konjufcës pas ndaljes së mikrofonit: Hashimi ka me ua ngulë deri t’desë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:53
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Milaim Zeka ka shpërthyer emocionalisht në Kuvendin e Kosovës, pasiqë shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ia ka përmendur aktakuzën për mashtrim me viza.

Zeka, doli në foltore për ta quajtur Konjufcën “budallë”, “ahmak”, psikopat”.

Por, pas këtyre fjalëve mikrofoni i tij u ndal me urdhër të kryesuesit të seancës, Xhavit Haliti.

Megjithatë, Zeka nuk është ndalur as pas ndaljes së mikrofonit duke ofenduar e akuzuar Konjufcën.

Ai në momentet e nervozës së tij i ka thënë Konjufcës se “ju i keni marrë njerëzve nga 50 mijë euro për një leje ndërtimi”.

Zeka nuk është ndalur duke shfryrë mllefin, duke e future në lojë edhe Hashim Thaçin.

“Ju jeni të sëmurë psiqikisht. Hashim Thaçi ka me ua ngulë sikurse ua ka ngulë gjithë. Binduni që ka me ua ngulë, deri t’desë”, i është drejtuar Zeka Konjufcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat