Thaçi e Molliqaj – “Dashuria e parë nuk harrohet”

Aktuale

Thaçi e Molliqaj – “Dashuria e parë nuk harrohet”

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:00
Dardan Molliqaj dhe Hashim Thaçi

Pas debatit në Kuvend, dhe përplasjes në mes të Glauk Konjufcës së VV-së dhe Dardan Molliqajt të PSD-së, reagimet në rrjetet sociale janë shtuar.

Pasi Molliqaj tha në Kuvend se rezoluta e opozitës është me zero efekt, dhe se nuk mund ta ndal Thaçin, atij i ka reaguar anëtari i VV-së, Valdrin Ahmeti.

Ai në rrjetin social facebook, ka postuar një fotografi të vjetër kur Dardan Molliqaj ishe fotografuar me Hashim Thaçin, fotografi kjo e bërë publike kohë më parë nga mediat.

Ahmeti ka publikuar këtë fotografi me mbishkrimin “Dashuria e parë nuk harrohet”.

Kuvendi i Kosovës po derbaton që nga ora 10:30 për rezolutën e opozitës mbi angazhimet e Thaçit në dialogun me Serbinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat