Anëtari i LDK-së: O Dardan Molliqaj kthehu tek “gjarpri”, ndërroje tash edhe lëkurën!

Aktuale

Anëtari i LDK-së: O Dardan Molliqaj kthehu tek “gjarpri”, ndërroje tash edhe lëkurën!

Nga: A.Zh Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:26
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, sot ka hedhur kritika ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me qëndrimet e tyre për dialogun me Serbinë.

Ai në fjalën e tij në Kuvend, ka thënë se LDK dhe VV janë kthyer në Kuvend, pasi sipas tij, ato do të detyrohen të votohen një marrëveshje të mundshme më vonë.

“Na thatë se jemi patericë e pushtetit, tash pse u kthyet në Kuvend?!”, ka pyetur Molliqaj.

Atij i ka reaguar anëtari i LDK-së Bajram Gecaj. Ky i fundit, ka thënë se Molliqaj, kurrë nuk do të dalë nga “lëkura e tij e mëparshme e një anarkisti”.

“O Dardan, dhe kthehu tek “gjarpri”, dhe, ashtu siç ke ndryshuar rrënjësisht pozicionimin tënd politik, ndërroje tash edhe lëkurën”, ka shkruar ndër të tjerash Gecaj në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Dardan Molliqaj “herë mish e herë peshk”!

Edhe pse dëshpërimisht tenton të lë përshtypjen e një social-demokrati të moderuar, megjithatë, sot u pa se Dardani kurrsesi nuk po mund të dalë nga lëkura e tij e mëparshme e një anarkisti. Lëre ujkun i cili “e ndërron qimen por jo zanatin” o Dardan, dhe kthehu tek “gjarpri”, dhe, ashtu siç ke ndryshuar rrënjësisht pozicionimin tënd politik, ndërroje tash edhe lëkurën! Bëje këtë sepse duket se t’u ka përzierë e bërë lëmsh “qëndrimi parimor” me interesin e mbijetesës politike të subjektit tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat