Selimi: Serbia po dikton agjendën e bisedimeve me Kosovën

Aktuale

Selimi: Serbia po dikton agjendën e bisedimeve me Kosovën

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:59
Rexhep Shahu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se Kosova është duke mbajtur bisedimet me Serbinë pa platformë, ndërsa ia ka bërë me dije pozitës se nuk do ta kenë asnjëherë konsensusin e opozitës kur bëhet fjalë për gjëra të pafavorshme për vendin.

Ai këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku po debatohet lidhur me dialogun me Serbinë.

Selimi tha se opozita do të ofrojë konsensus vetëm kundër Serbisë.

Selimi: Konsensus për të keq kurrë nuk do keni

“Nëse thirreni në unitet pra na ftojnë në unitet për keq ose na kërkojnë konsensus në këtë rast me Serbinë për të bërë keq atëherë mendoj se po na kërkohet për të bërë konsensus në të keqën e na nuk e bëjmë edhe bëjmë mirë që nuk e bëjmë edhe do të vazhdon të mos e bëjë, pra mos kërkoni prej nesh konsensus dhe unitet për të keqen se kurrë nuk keni me pas...Nëse doni konsensus prej nesh ne duhet ta arrijmë këtë konsensus kundër Serbisë duke e kundërshtuar Serbinë dhe do ta keni këtë konsensus”, ka thënë Selimi.

Ai ka theksuar se Kosova po mban bisedimet me Serbinë pa pasur platformë, ndërsa ngriti shqetësimin se pala serbe po e dikton agjendën e këtyre bisedimeve.

Selimi: Serbia po na ndan

“Po na ndan Serbia, Serbia na është futur në mes. Serbia po na ndan o njerëz! Prandaj që të bashkohemi duhet ta heqim Serbinë përfundimisht nga aty ku e ka vënë Qeveria jonë ditë pas dite, pra Serbia është problem në mos unitetin tonë...Ju po na kërkoni që mirë hajde tash ta bëjmë një platformë së bashku a nënkupton kjo se vërtetë ne jemi duke biseduar me Serbinë pa platformë, po pra ju vetë po e pranoni që atje jemi në këtë fazë të bisedimeve pa platformë dhe tash neve na kërkoni që në emër të njëfarë platforme të na fusni në ekipin tuaj...Nuk mund të bisedosh me Serbinë ndryshe përderisa Serbia po na i dikton krejt agjendën e këtyre bisedimeve”, ka thënë ai.

Sipas Selimit është e kuptueshme pse Vuçiq nuk po e do zëvendëskryeministrin Fatmir Limajn në bisedime, pasi sipas tij, e ka të pazëvendësueshëm presidentin Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat