Gorani: Po flasim për fatin e tokave por jo për fatin e njerëzve që jetojnë në to

Aktuale

Gorani: Po flasim për fatin e tokave por jo për fatin e njerëzve që jetojnë në to

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:50
Dukagjin Gorani

Deputeti i PSD’së, Dukagjin Gorani ka thënë se të gjithë po flasin për territoret, për tokat, por jo për njerëzit dhe fatin e njerëzve që jetojnë në ato toka.

“Damin ma të madh që e ka ba diskutimi mbi kufijtë është që na ka detyru të flasim për territore, e jo për qytetarë e për njerëz. Na ka detyru të flasim për fatin e tokave e jo për fatin e njerëzve që jetojnë në to. Kjo është një territorializim i një çështje të komplikume politike. Ky territorializim i bisedës e ka damtu dhe deform mënyrën se si e kuptojmë fqinjësinë dhe normalizimin e rajonit dhe ka helmu mendimin politik duke na kthy në banalitetet e luftrave dhe shkatërrimeve. Sot flasim për territore, duke mos llogaritë në njerëzit që banojnë në ato territore. Negociata patjetër do të ketë, por fokusi i tyre duhet të jetë gjendja e zgjidhjes për bashkëjetim mes popujve dhe njohja mes shteteve. Por sot jemi të detyruar të flasim për atë që refuzojmë e jo për atë që e përkrahim”, ka thënë Gorani.

Ai ka thënë qe katër muaj qytetarët maltretohen për çdo ditë se kush është ‘pronari i dialogut’.

Sot ndodhemi para situatës që leht kemi mujtë mos me ardhë. E mbajtëm një seancë në të cilën vetëm sa u konfirmu mungesa e vullnetit, mungesa e ideve dhe dëshira për me folë për atë që nuk e pranojmë e assesi guximi që të flasim për atë që duhet të pajtohemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat