Osmani: Serbia s’po i zbaton 99% të marrëveshjeve të arritura në Bruksel

Aktuale

Osmani: Serbia s’po i zbaton 99% të marrëveshjeve të arritura në Bruksel

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:00
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim prekës në seancën e sotme të jashtëzakonshme plenare.

Ajo ka folur për shqiptarët që kanë humbur jetën në veri të Kosovës në periudhën e pasluftës.

Osmani ka thënë se shumë shqiptarë në veri zgjohen e bien të flejnë me frikën që u ka mbetur nga lufta e fundit.

Më poshtë një pjesë e fjalimit të Osmanit:

Lufta ka mbaruar janë fjalë që dëgjojmë shpesh edhe në Kuvend, e brenda e jashtë Kosovë, por për shumë njerëz e vërteta e kësaj është larg.

Çdo ditë zgjohen me frikën e ngjashme të luftës që e kemi pasur edhe ne, e bien në gjumë po me këtë frikë.

Pasiguria për të shkuar në shkollë apo edhe për të dal për të blerë një bukë, është frikë në vete që vazhdon akoma.

Për shumicën për ne lufta kishte përfunduar, kur në veri të Mitrovicës i vranë disa shqiptarë që jetonin atje.

Lista është shume e gjatë, e asaj iu bashkua edhe heroi Enver Zymberi që ra për atë pjesë toke sot quhet dhuratë nga Rankoviqi, e që edhe sot vuajnë nga padrejtësitë.

E qindra djem të rinj u rrëmbyen në veri në dy ditët e fundit të luftës, e mijëra familje u dëbuan në shkuar të vitit 2000, janë torturuar qindra prej tyre e sot e asaj dite janë mysafir në shtetin e tyre, janë refugjatë, e s’mund të vizitojnë as varret e të afërmve.

E sot del dikush që fol për padrejtësitë historike brenda territorit të shpallur si shtet më 17 shkurt 2008.

Është e turpshme që ato toka të jenë thjesht një copë territori që dikush i quan dhuratë nga Rankoviqi.

Kur flitet për veriun, flitet sikur të ishte vend pa njerëz, e sikur fatet e njerëzve mos të ishin përcaktuar atje.

Komisioni për punë të jashtme ka mbajtur 30 takime dhe mbi 90 % të tyre është diskutuar për dialogun me Serbinë.

Për një gjë jemi pajtuar të gjithë aty, që në dhjetëra marrëveshje të arritura në dialog, në 99% të rasteve Serbia nuk i zbaton ato marrëveshje.

Madje sot MPJ lëshon komunikatë ku akuzon Serbinë për shkelje të lirisë.

Territori i Kosovës është i panegociueshëm dhe i pandarë, këtë duhet ta themi edhe sot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat