Jep doreheqje Gent Begolli, drejtor i PTK-së

Aktuale

Jep doreheqje Gent Begolli, drejtor i PTK-së

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:02
Gent Begolli

Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të PTK-së. Sipas këtij burimi të besueshëm arsyet e dorëheqjes janë personale.

“Arsyet e dorëheqjes janë personale”, tha ky burim në kushte anonimiteti.

Sidoqoftë, Begolli e ushtroi detyrën e të parit në PTK për rreth katër muaj.

Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës. Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës. ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.

Tash e një kohë PTK ndodhet në krizë, madje mediat dhe njohësit e çështjeve ekonomike kanë theksuar se kjo ndërmarrje publike është drejt falimentimit.

Shumë shpejt detaje të reja nga dorëheqja e Begollit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat