Osmani: Lufta për shqiptarët e veriut ende nuk ka mbaruar

Aktuale

Osmani: Lufta për shqiptarët e veriut ende nuk ka mbaruar

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:16
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për kufijtë, ka thënë se për shqiptarët e veriut të Kosovës lufta nuk ka përfunduar ende.

Ajo ka thënë se edhe pas 19 vitesh, sfidat e sigurisë për shqiptarët e veriut nuk ka mbaruar.

“Lufta ka mbaruar janë fjalë që dëgjojmë shpesh, por  për një pjesë të Kosovës e vërteta është shumë larg kësaj, sepse sfidat e sigurisë për shqiptarët e veriut nuk kanë mbaruar kurrë. Mbrojtja e pragut të shtëpisë mbetet realitet për ta sot e 19 vite. Pra është jetë në luftë që nuk ka mbaruar kurrë, ata janë shqiptarët e veriut të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, të gjithë e dinë që Serbia nuk i ka respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Por një gjë që jemi pajtuar është që në dhjetëra marrëveshje Serbia nuk zbaton ato marrëveshje. Në këto rezolutë të miratuara në kuvend në jemi pajtuar që çështja e zbardhjes së fatit të të pagjeturve të jetë paraprakisht për vazhdimin e dialogut”, ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat