Gaxherri e quan Hadërgjonajn zëdhënëse të presidentit

Aktuale

Gaxherri e quan Hadërgjonajn zëdhënëse të presidentit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:22
Besa Gaxheri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri ka quajtur Safete Hadergjonaj, zëdhënëse të presidentit Hashim Thaçi.

Ky epitet që Gaxherri i dha Hadërgjonajt erdhi pasi që kjo e fundit tha në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për pjesëmarrjen ose jo të presidentit të Kosovës në dialog se askush nuk është duke përmendur ndarje të vendit, ose diçka të tillë, por opozita më shumë po e synon pushtetit.

Pikërisht pas këtyre deklaratave, Gaxherri ka kërkuar nga Hadergjonaj që të mos bëhet zëdhënës i saj.

“Unë kisha pas dëshirë të kem një president që respekton Kushtetutën, të jetë institucion i unitetit, të mos jetë vetëm e kundër të gjithëve, por realiteti është tjetër fatkeqësisht dhe i dhimbshëm. Kot mundoheni të bëheni zëdhënës të tij” ka thënë Gaxheri.

 I menjëhershëm ishte kundërreplika nga ana e deputetes Hadergjonaj.

Sipas saj presidenti Thaçi nuk ka shkelur Kushtetutën.

“Presidenti Thaçi nuk e ka shkelur Kushtetutën, prandaj  nuk ka kurrfarë fakti për t’a hequr nga pozita që ai është. Duhet të jemi të kujdesshëm nga fjala që e themi këtu, çdo fjalë që thuhet në Kuvend është përgjegjësi”, ka thënë Hadergjonaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat