Haradinaj: Të bëjmë kujdes në temat nacionale, në fund vendimi i takon Kuvendit

Aktuale

Haradinaj: Të bëjmë kujdes në temat nacionale, në fund vendimi i takon Kuvendit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka thënë se një prej temave që vendi duhet t’i thotë po është çështja e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, Kuvendi është institucioni i vetëm përmes së cilit kalojnë të gjitha marrëveshjet e rëndësishme ndërkombëtare.

Sipas tij, themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi pakon e Ahtisarit, e cila është përfshirë edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Haradinajt:

Demokracia, pozita  e politikëbërja do të vazhdoj tërë jetën por s’do të ketë qare pa thënë një herë po ose jo .

Një prej temave që duhet të themi po është çështja e dialogut me Serbinë.

Nuk ka dilemë që kuvendi është autoritet suprem pa të cilin asnjë marrëveshje ndërkombëtare s’mund të jetësohet. Këtë duhet ta di gjithkush që vetëm kuvendi merr vendime të këtij karakteri.

Është legjitime që secili subjekt të paraqes një rezolutë, por ju siguroj se pa marr parasysh përmbajtjen, nganjëherë simbolikat flasin vetë.

Votat e të githë atyre që ishin prezent për ushtrinë, tregon që ju jeni shumë më të fuqishëm se sa vet ligjet.

Një votë e atij numri të madh dhe një porosi e tillë është shumë e fuqishme.

Lus parlamentin që të gjej një moment të tillë, një formulë nëse ekziston.

E dimë se rrugëtimi ynë tutje dhe i dialogut po na bëhet si kompromis, por mos të harrojmë se themelet e një kompromisi e kemi kushtetutën tonë, e ajo është pakoja e Ahtisarit.

Kompromiset e atëhershme janë të gjalla dhe ne duhet t’i zbatojmë.

Nuk mendoj që duhet të harrojmë faktin se themelet e funksionimit tonë i obligohemi kompromisit që na ka bërë të tillë si jemi, e që është pakoja e Ahtisarit që është në kushtetutën tonë.

Mendoj se temat nacionale duhet të bëjmë kujdes, megjithatë vendimet e parlamentit janë të parlamentit, pra janë tuajat.

Unë shpesh ju jam drejtuar juve, e kam menduar vetëm që jam me juve. Ju lus nëse gjeni një moment të lirë, veproni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat