Haradinaj: Themelet e kompromisit janë nga pakoja e Ahtisarit

Aktuale

Haradinaj: Themelet e kompromisit janë nga pakoja e Ahtisarit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:44
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është legjitime që secili subjekt politik në Kuvend të Kosovës të paraqes një rezolutë.

Mirëpo, sipas tij vota e deputetëve nganjëherë është më e fuqishme se vet ligji, duke e  përmendur kështu votimin për ushtrinë.

Haradinaj: Themelet e kompromisit janë nga pakoja e Ahtisarit

“ E kisha lut Parlamentin që ta gjejmë një moment të tillë për një situatë të tillë nacionale, ta gjejmë një formulë nëse ekziston. Ne e dimë se rrugëtimi ynë më tutje po na trumbetohet si kompromis i radhës, mirëpo mos të harrojmë se themelet e kompromisit ne i kemi në kushtetutën tonë, është pakoja e Ahtisarit edhe ato kompromise të atëhershme jon të gjalla, edhe prej neve pritet me i zbatu. Edhe vet zbatimi i tyre në të ardhmen, edhe vet qëndrimi i tyre ta quajë obligimet e pakos së Ahtisarit janë kompromis për Kosovën, nuk mendoj që ne duhet me harru faktin se në themel të ekzistencën sonë edhe në funksionim të  vetvetës ne i obligohemi kompromisit, i cili na kja bërë këta që jem”, tha Haradinaj gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme për dialogun.

Ai ka shtuar se nuk e ka menduar  veten asnjëherë si koalicion qeverisës, por e ka menduar si pjesë të të gjithëve në Kuvend. Njëjtë ka kërkuar nga të gjithë që të mbërrijnë të veprojnë si të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat