Ish pjesëtari i UÇK-së, shpërthen ndaj “komandantëve” që sot janë pushtet

Aktuale

Ish pjesëtari i UÇK-së, shpërthen ndaj “komandantëve” që sot janë pushtet

Nga: D.RR Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Ish pjesëtari i UÇK-së, që gjatë luftës kishte rolin e mjekut të ushtarëve, Liri Loshi, ka shkruar në Facebook  se, më shtrenjtë na kushtuan komandantët se që do të na kushtonin mercenarët.

Ai thotë se gjatë luftës së fundit, të gjithë ishin ushtarë vullnetarë, e jo mercenarë me pagesë, mirëpo sipas tij, tash pasluftës ne po i paguajmë ata komandantë dhjetëfish më shumë se sa një mercenarë.

Postimi i plotë:

Më shtrenjtë na kushtuan komandantët se që do të na kushtonin mercenarët.

Në luftën e UÇK-së të gjithë ushtarët ishin vullnetarë. Edhe ata që erdhen nga vendet tjera për të na ndihmuar, nuk ishin mercenarë, por vullnetarë që deshen të na ndihmonin. Sepse, ne nuk kishim financa të akorduara as për trupat tanë e lere më që të paguanim edhe mercenarët. Pra, ne nuk kemi paguar mercenarë, por në vend të tyre kemi paguar, pas luftës kuptohet, komandanët. Popullit tonë më shumë i kanë kushtuar komandantët se çdo populli tjetër që i kanë kushtuar mercenarët. Gjejeni cilindo mercenar në rruzullin tokësor, mateni sa vlen financiarisht dhe do të bindeni se komandantët tanë e kapërcejnë atë për së pakut dhjetë herë. Jo vetëm që janë pasuruar pa masë, por edhe kanë krijuar qifliqet lokale ku kontrollojnë çdo gjë në tokë, por edhe mizat në qiell.

Na kushtuat dhjetfish më shtrenjtë se merecenarët dhe pa kurrfarë turpi thirreni në patriotizëm! E ja ku po ju them unë, ju shokë të mi komandantë, se nuk jeni patriotë, por jeni dhjetë herë mercenarë. Kosova pi ju mban barrë në shpinë dhe ajo nuk bëhet kurrë e lirë pa u çliruar edhe nga ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat