Besa Gaxherri: Nuk ka asnjë arsye që sot të mos votohet rezoluta

Aktuale

Besa Gaxherri: Nuk ka asnjë arsye që sot të mos votohet rezoluta

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 18:05
Besa Gaxherri

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK-ja.

Pikë e vetme e rendit të ditës së kësaj seance është debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi dhe tema e korrigjimit të kufijve.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se beson që në fund të kësaj seance do të votohet rezoluta lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Debati po vazhdon në këtë seancë, ndodh që do të vazhdojë edhe nësër, janë edhe 17 diskutues në radhë”.

“Përkundër përplasjeve, në thelb të gjitha partitë politike në Kosovë kanë qëndirmët e tyre publike që janë kundër veprimeve ose deklarimeve të presidentit të Kosovës”.

“Nuk ka asnjë arsye që sot të mos votohet kjo rezolutë e cila është asgjë më shumë se sa Kushtetua e Kosovës obligon presidentin dhe secilin institucion të vendit”.

“Rezolutat janë instrument Kuvendi dhe janë siguresë që në momente të caktuara si ky vlejnë. Duhet të kemi një rezolutë që ja bëjmë më dije kujtdo qoftë që Kushtetua e vendit duhet të respektohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat