Qytetarët të ndarë rreth dialogut me Serbinë

Aktuale

Qytetarët të ndarë rreth dialogut me Serbinë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:10
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ende nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për rezolutën lidhur me dialogun me Serbinë, qytetarët shprehen të ndarë sa i përket kësaj çështjeje.

Derisa një pjesë e tyre shprehen pro vazhdimit të dialogut, ka edhe prej atyre që shprehen kundër ndryshimit të kufijve, ide kjo e prezantuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, e cila po kundërshtohet edhe nga opozita.

Ismet Gashi, qytetar, shprehet pro zhvillimit të dialogut me Serbinë, por jo që të zhvillohen bisedime edhe për korrigjim të kufijve.

Gashi: Dialogu të vazhdojë, por të mos diskutohet për kufijtë

“Po kisha thanë që është mirë të vazhdojë dialogu, ndërsa opsioni I ndërrimit të kufijve nuk duhet të hyjë fare në dialog me Serbinë”, shprehet ai. Edhe Hamdi Hyseni thotë se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel duhet të vazhdojë, por sipas tij fillimisht është dashur të vendosen kushte për Serbinë.

Hyseni:Serbisë është dashur t’i qiten kushte

Video “Unë nuk e di çka ka vendos Kuvendi , nuk di çfarë dialogu me Serbinë. Këta rezoluta po nxjerrin përditë, por mirë  për dialog nuk e kanë.  Dialogu duhet me vazhduar, por  së pari para se me vazhduar, janë dashur disa kushte Serbia t’i kryejë, disa obligime që i ka ndaj shqiptarëve në Kosovë, pastaj të hyhet në dialog”, ka thënë ai. Ndërsa Hasan Deva u bën thirrje partive politike për arritjen e një konsensusi politik, në mënyrë që tema e dialogut me Serbinë të përfundojë sa më shpejt.

Deva: Partitë të kenë konsensus politik

“Duhet me pas konsensus, të merremi me politikë të jashtme, mos të këqyrim politika të brendshme për vota. Duhet të vazhdoje dialogu, të kryhet më shpejt dhe të kemi edhe avantazhe”, tha ai. Ndërsa, Gani Uka  kritikon klasën politike, e cila sipas tij është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet vendi aktualisht.

Uka: Politikanët aktualë, fajtorë për gjendjen në Kosovë

“Me kap mu rre na qetu, duhet me hy dikush ndërmjetësues, jo ne që jem shtete. Politikanët tonë e kanë zvarritë kaq shumë këtë punë për t’i bërë të gjitha të këqijat që i kanë bërë. Duhet me i heq krejt prej pushtetit këta që kanë qenë deri sot, se këta e kanë prurë këtë gjendje se ajo u dashtë për t’u harruar moti”, tha Uka. Nga ana e saj, qytetarja Taipe Myrtaj shprehet kundër dialogut Kosovë-Serbi, pasi vlerëson se vendi ynë po humb nga ky dialog, në vend se t’i kërkohen kushte Serbisë.

Myrtaj: Dialogu të mos vazhdojë

Video “Jo, si të vazhdojë dialogu? Unë jam për mos me u mbajt dialogu me Serbinë se na vetëm po humbim, nuk jemi duke fituar kurrgjë. Mu ndërpre, na m’i lyp kushte Serbisë se ata na kanë shumë borxh”, potencon Myrtaj. Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë me rezolutë të përbashkët sipas së cilës presidenti Thaçi nuk ka mandat për udhëheqjen e dialogut me Serbinë, ndërkohë që edhe koalicioni qeveritar ka dalë me rezolutë që të ketë një unifikim për këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat