Profesori hebraik: Hashim e Ramush, shikoni çfarë i keni bërë Kosovës

Aktuale

Profesori hebraik: Hashim e Ramush, shikoni çfarë i keni bërë Kosovës

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:55
Alon Ben Meir

Rendi i gjatë i të rinjve nga Prizreni që prisnin para një ndërtese për t’u informuar rreth 2000 vendeve të punës që po ofronte një kompani gjermane, ka nxitur edhe reagimin e profesorit dhe anëtarit të lartë nga Qendra për Çështje Globale në Universitetin e New Yorkut, Alon Ben Meir.

Ai ka thënë se një imazh i tillë është turp për secilin prej liderëve.

“Një kompani gjermane është duke kërkuar punëtorë në Kosovë. Qindra të rinj dhe të reja po kërkojnë ta lënë Kosovën. Ky është imazhi i Kosovës sot. Turp për secilin prej liderëve të Kosovës, politikanët dhe deputetët”, ka shkruar Meier.
Ai thotë se këtë gjë ua kanë bërë popullit të Kosovës, presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj.

“Kjo është çfarë keni bërë me njerëzit tuaj Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj”, ka përfunduar Meier reagimin e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat