Përsëritë deputeti Zeka: Konjufca ka lobuar në BE kundër liberalizimit të vizave

Aktuale

Përsëritë deputeti Zeka: Konjufca ka lobuar në BE kundër liberalizimit të vizave

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 20:57
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka lobuar në BE kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjatë një emisioni në TV Dukagjin, Zeka tha se Konjufca ka kundër-lobuar tek ata që marrin vendimet në BE duke u thënë se “80 për qind e shqiptarëve të pakënaqur me qeverisjen e tanishme do kërkojnë azil”.

“Gjithçka të zezë dhe të keqe ju ka thënë anëtarëve të Bashkimit Evropian. Ata që marrin vendimet iu ka thënë në Bruksel. Në bazë të informacioneve që në i kemi nuk duhet të bëhet liberalizmi i vizave sepse 80 për qind të shqiptarëve me këtë Qeveri që e kemi do të kërkojnë azil politik. Kjo ishte arsyeja që sot kishin një përplasje në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat