“Kush e kishte menduar që 20 vjet pas çlirimit, Kosova do vinte në këtë gjendje”

Aktuale

“Kush e kishte menduar që 20 vjet pas çlirimit, Kosova do vinte në këtë gjendje”

Nga: A.M. Më: 31 tetor 2018 Në ora: 21:52
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Haxhi Avdyli  është shprehur i shqetësuar me  gjendjen në të cilinën gjendet vendi sot.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kush e kishte menduar që 20 vjet pas çlirimit, Kosova do vinte në këtë gjendje nga klasa politike e profiterëve të luftës”

Postimi i plotë:

Pamja e parë nga Kosova: Në vitin 2018 në Kosovë janë shuar rreth 15 mijë vende pune e mijëra të rinj presin në rradhë për të ikur në Gjermani. Ska investitor, ska fabrika, ska plan per punësim . Ka vetem korrupsion, nepotizëm, e politizim ,haraq, e lajme të këqija nga Kosova.

Pamja e dytë nga Serbia. Mijera vende pune të reja, e rritje ekonomike sepse Serbia mbetet vendi me shkallën më të madhe të investimeve nga Europa, Rusia ,Kina e Turqia.

Sa keq është katandis Kosova nga kjo Qeveri e padijshme, e korruptuar. Kush e kishte menduar që 20 vjet pas çlirimit, Kosova do vinte në këtë gjendje nga klasa politike e profiterëve të luftës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat