Ahmeti: Ende nuk e kam të qartë propozimin e Thaçit për korrigjimin e kufijve

Aktuale

Ahmeti: Ende nuk e kam të qartë propozimin e Thaçit për korrigjimin e kufijve

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:12
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se propozimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi është i paqartë në idenë për korrigjimin e kufijve, njofton Klan Kosova.

“Nuk e kuptoj ende se çfarë ka propozuar Hashim Thaçi nuk e kam të qartë pasi nuk e kam dëgjuar presidentin duke dhënë një ide të qartë”.

“Kosova është një dhe ne marrim Preshevën, Medvegjen dhe Bujanocin” kjo që ka thënë presidenti  është e papranueshme pasi ne nuk besojmë në ndarje etnike”, ka thënë Ahmeti në Zona B.

Sipas Ahmetit, Kosova mund të përfundojë si Maqedonia duke ngelur para “aktit të kryer”.

“Menoj që e kanë frikën që kjo ide po merr hov dhe po do të na sjellin  aktit të kryer dhe pastaj të përfundojmë si Maqedonia dhe do të obligohemi ta votojmë”.

“Nuk dua të jem fatalist e të them që kjo punë është e kryer, ama mendoj që seriozisht po diskutohet në qarqe ndërkombëtare kjo ide dhe nëse e lejojmë ma tutje zhvillohet nuk do mund ta ndalim, pra ne duhet të hyjmë në proces për ta ndalur”.

Ahmeti ka thënë që kjo klasë politike duhet të ulet që të diskutojë për interesin e Kosovës.

“LDk  po kërkon me të shkojë në zgjedhje dhe të marrë pushtetitndhe pastaj do të kërkojë prej opozitës të marrë pjesë në dialog”.

“Nuk është situata e njëjtë me SHBA-të si në vitin 1999 dhe ata nuk  kanë energji sa të meren 24 orë me ne të na zgjidhin problemet toma”.

“SHBA-të punojnë në bazë të interesave të shtetit të tyre dhe në një periudhe Josovën e konsiderojnë si projekt të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat