Zeka flet për aferat seksuale në VV, thotë se ka dëshmi se është i përfshirë edhe Glauk Konjufc

Aktuale

Zeka flet për aferat seksuale në VV, thotë se ka dëshmi se është i përfshirë edhe Glauk Konjufc

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:17
Milaim Zeka

Deputeti i NISMA Socialdemokrate Milaim Zeka ka folur për përplasjet që ai ka pasur sot në Kuvendin e Kosovës me deputetin e Vetëvendosjes Glauk Konjufca.

Ai në Rtv Dukagjini ka deklaruar se Konjufca i ka reaguar atij, sepse i pari i ka thënë se Thaçi të ka në xhep.

Zeka ka bërë edhe akuza të rënda në drejtim të Vetëvendosjes, dukë thënë se ka video incizime që në zyrat e këtij subjekti janë bërë “dyshe” e “treshe”.

“Mua nuk me fyen një njeri, ku njerëzit kanë treguar se ka dëshmi me video incizime me aty “dyshet” apo “treshet” e famshme në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë bërë abuzime seksuale”, ka thënë Zeka.

Deputeti i NISMA Socialdemokrate ka shkuar edhe më tej duke thënë se edhe Konjufca është i përfshirë në këto sekuenca.

“Po…nuk është akuzë aspak e rëndë”.

Zeka tha se nëse Konjufca e dëshmon akuzën e tij se unë kam mashtruar mbi 700 persona, ai është i gatshëm të dëshmoj aferën seksuale të Konjufcës.

“Nëse Konjufca le ta dëshmon se cilin person unë e kam mashtruar, se ai tha që unë kam mashtruar mbi 907 persona, edhe unë dëshmoj aferën e tij”, deklaroi Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat