Deliu-Kodra: Përfshirja e opozitës në dialog nuk u kontestua asnjëherë

Aktuale

Deliu-Kodra: Përfshirja e opozitës në dialog nuk u kontestua asnjëherë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:29
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka thënë se sot janë vënë bazat e rezolutës me gjashtë pika, që përmban shqetësimet e paraqitura deri tash nga subjektet e ndryshme parlamentare.

Ajo ka thënë rezoluta nuk përmban qëndrime të prera dhe mund të ndryshohet.

“Është dhënë vetëm si propozim, në mënyrë që të shihen qëndrimet e subjekteve tjera politike në raport me gjashtë pikat e propozuara”.

Deliu-Kodra ka thënë se me rezolutën e propozuar sot nga mazhoranca do të krijohej një komision në mënyrë që të mbikëqyrtë delegacionin e bisedimeve.

Edhe z.Veseli e ka thënë disa herë që opozita është e ftuar gjithmonë të jetë pjesë e delegacionit të bisedimeve.

“Të gjitha takimet dhe rezolutat deri tani kanë pasur qëllimin të unifikohet skena politike dhe të kemi dakordancë me të gjitha proceset, nga dialogu deri te anëtarësimi në OKB”, tha deputetja Blerta Deliu-Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat