Ischinger: Thaçi dhe Bërnabiq kanë kritikuar bashkë qëndrimin e Gjermanisë

Aktuale

Ischinger: Thaçi dhe Bërnabiq kanë kritikuar bashkë qëndrimin e Gjermanisë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:36
Shefi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wofgang Ischinger,

Shefi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wofgang Ischinger, ka deklaruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me kryeministren e Serbisë e kanë kritikuar pozicionin e Gjermanisë sa i përket cështjes së dialogut me Serbinë.

“Bisedime serioze dhe intensive për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni i Qeverisë së Gjermanisë është kritikuar nga të dy, Thaçi dhe Bërnabiq, si shumë negative”, ka shkruar në Twitter ambasadori gjerman, 

Ischinger këtë koment e ka bërë duke shpërndarë një status në Twitter të kryeministres serbe në të cilin thuhet: “Në Minsk kemi diskutuar për çështje që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Mbetemi të përkushtuar për të gjetur kompromisin dhe zgjidhjen afatgjatë për Kosovën dhe Metohinë”.

Thaçi është duke qëndruar zyrtarisht në Minsk të Bjellorusisë ku sot gjatë ditës ka zhvilluar disa takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat