A i ka treguar Thaçi, Luginës ndonjë plan për bashkim me Kosovën? Flet Shqiprim Arifi

Aktuale

A i ka treguar Thaçi, Luginës ndonjë plan për bashkim me Kosovën? Flet Shqiprim Arifi

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 23:37
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur rreth deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, në kuadër të një “korrigjimi kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Arifi është pyetur në televizionin T7 nëse presidenti Thaçi u ka treguar udhëheqësve të Luginës, gjatë takimeve me ta në Prishtinë, ndonjë plan apo projekt për bashkim me Kosovën.

“Nuk ka takim që bëhet zyrtar, ku flitet për një çështje të rëndësishme, pa plan dhe pa strategji”, është përgjigjur Arifi. 

Arifi ka thënë se Lugina do të refuzojë bashkimin, nëse dëmtohet sovraniteti i Kosovës, apo nëse ky bashkim nuk gëzon mbështetje ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat