Deklarata e parë e Sveçlës pas rrahjes

Aktuale

Deklarata e parë e Sveçlës pas rrahjes

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:06
Xhelal Sveçla

Një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmë mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës.

Tashmë, përveç burimeve, kjo u konfirmua edhe nga Besa Gaxheri, e pranishme në debat dhe dëshmitare e rrahjes.

Por, kjo nuk e ka ndaluar Xhelal Sveçlën, një nga protagonistët, që ta mohojë rastin.

"Nuk ka pasur përplasje fizike. Ishte vetëm fjalosje"; kishte deklaruar Sveçla menjëherë pas ngjarjes.

Megjithatë, dëshmitarët thonë të ketë ndodhur e kundërta.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, kishte deklaruar Gaxherri.

Ndërkohë, Adriatik Kelmendi nuk e kishte mohuar rastin, duke thënë se për të është e rëndësishme që gjithçka në studio ka shkuar mirë.

"Nuk mundem me komentu me asgjë. Emisioni ka shkuar në rregull nuk është e jemja me komentu. Nga ana ime s’kam koment”, kishte deklaruar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat