Thaçi pret që vendet anëtare të Bashkimit Europian ta mbështesin marrëveshjen obliguese me Serbinë

Aktuale

Thaçi pret që vendet anëtare të Bashkimit Europian ta mbështesin marrëveshjen obliguese me Serbinë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:02
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Mynihut për Siguri e cila po mbahet këtë vit në Minska të Bjellorusisë.

Në bisedën e zhvilluar që pati me Lajcak, Thaçi ka bërë të ditur se ka diskutuar rreth dialogut Kosovë- Serbi ndërsa ka potencuar se pret mbështetje nga shtetet anëtare të BE-së në çështjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

”Në #MSCMinsk fola me @MiroslavLajcak, ministër i jashtëm i Sllovakisë. Unë pres që të gjithë anëtarët e BE-së do të mbështesin një traktat përfundimtar dhe gjithëpërfshirës të paqes midis #Kosovës dhe Serbisë, për të siguruar që të dy vendet sovrane të jenë të barabartë  në familjen e Bashkimit Europian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat