Nuk miratohet rezoluta e LDK-së kundër Thaçit, opozita braktis sallën

Aktuale

Nuk miratohet rezoluta e LDK-së kundër Thaçit, opozita braktis sallën

Nga: Bota sot Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:17
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë miratuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rezoluta e LDK-së e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, morri 50 vota nga 90 deputetë sa ishin në sallë.

Fillimisht shefat e grupeve parlamentare  u mblodhën për të harmonizuar qëndrimet për rezolutën, por më vonë u kuptuar se pozita dhe opozita nuk janë pajtuar, madje ata erdhën në seancë dhe akuzuan njëri-tjetrin.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk kanë arritur të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare, por pikan 6 të propozuar nga PDK, e kanë riformoluar.

Hoti: Nuk kemi arritur të dakordohemi

“Nuk kemi arritur të dakordohemi, mëngjitë si propozues ne kemi shprehur gatishmërinë që pikën 6 të rezolutës të propozuar nga PDK, ta riformolojmë dhe bashkë me rezolutën tonë të duket kështu. Kuvendi i Kosovës rithekson se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. As presidenti, as askush tjetër nuk ka të drejt të negocioj për territorin e Kosovës”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se deputetët e pozitës nuk marrin pjesë në votimin e rezolutës së propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi është një kurth i padrejtë që ata nuk do të bienë.

Krasniqi në seancën e sotme, tha se në takimin me shefat e grupeve parlamentare nuk pati vullnet për dakordim pasi propozuesi insiston që mos t’i merr parasysh propozimet e koalicionit.

Krasniqi: Nuk votojmë kundër sovranitetit të Kosovës

“Ne nuk do të marrim pjesë fare në votim sepse ky kurth i padrejtë në të cilin po mendon propozuesi ta fus koalicionin, pavarësisht që mund të jetë legjitim, ne nuk do të bimë atë, nëse këta do ta hedhin në votim dhe të shohin nëse ne do të votojmë, ne nuk votojmë kundër sovranitetit të Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se nuk do të heqin dorë dhe nuk do të dorëzohen nga kërkesa që në ditët në vijim të gjejnë një konsensus për dialogun.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca situata në të cilën jemi kërkon vetëm masa preventive, që është presidentit Thaçi t’i ndalohet të merret me dialogun.

Konjufca: Po e mbrojnë Hashim Thaçin

“Mazhoranca po e mbron verbërisht presidentin në qëndrimet e tij politike, ne nuk e kemi me presidentin që e ka mërin Hashim Thaçi, mund ta kishte edhe ndryshe emrin por po ta kishte thënë që e ka projekt që të lëvizin kufijtë e Kosovës, ne do të reagonim njëjtë, kurse, këta janë lidhur me personin, duhet ta mbrojnë sepse mendojnë se kjo ka konsekuenca politike në jetëgjatësinë e kësaj qeverie dhe ku është thelbi i problemit“, tha ai.

Dardan Sejdiu nga Partia Social Demokratike, do të punojnë që Kuvendi të jetë arena në të cilin dialogu kthehet dhe prej të cilin merren vendimet.

Sejdiu: S’ka zgjidhje duke qëndruar të barrikaduar

“Edhe sot në takimin me shefat e grupeve parlamentare unë kam shprehur qëndrimin pro kësaj rezolute, por nuk besoj që duke qëndruar të barrikaduar në pozicione partiake ndërtojmë situatë me të cilën e tejkalojmë ngërçin e krijuar tashmë, duke mos dashur t’i kthejmë dialogun Kuvendit“, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi tha se opozita po vazhdon me avazin e vjetër duke u bllokuar vetëm në atë që e thonë vet.

Isufi: Askush nuk ka të drejt të bisedojë për territorin

“Ne e kemi thënë se askush nga personalitetet shtetërorë të vendit nuk ka të drejt të bisedojnë për territorin e Republikës së Kosovës sepse kjo është e përcaktuar me Kushtetutën”, tha ai.

Shefi i grupit të Nismës Socialdemokrate, Billal Sherifi tha se si pozitë janë pajtuar se propozimi nga dy partitë opozitare  të forcohen por në fakt ishin ata që u barrikaduan.

Në fund, rezoluta nuk është miratuar pasi nga 90 deputet ka marrë vetëm 50 vota. Ndërsa, deputetët e LDK-së dhe VV-së lëshuan sallën.

Image

Partitë nuk merren vesh për rezolutën kundër Thaçit

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me deklarimin e grupeve parlamentare, pas takimit që kishin lidhur harmonizimin e rezolutës për dialogun.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk kanë arritur të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare, por pikan 6 të propozuar nga PDK, e kanë riformoluar.

Hoti: Nuk kemi arritur të dakordohemi

“Nuk kemi arritur të dakordohemi, mëngjitë si propozues ne kemi shprehur gatishmërinë që pikën 6 të rezolutës të propozuar nga PDK, ta riformolojmë dhe bashkë me rezolutën tonë të duket kështu. Kuvendi i Kosovës rithekson se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. As presidenti, as askush tjetër nuk ka të drejt të negocioj për territorin e Kosovës”, tha ai.

Shefat e Grupeve Parlamentare në tentim për harmonizim të rezolutës

Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi u mblodh dje në seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo "korrigjim të kufijve" në dialogun me Serbinë.

Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, me të nisur sot seanca kujtoi se dje mbaroi seanca pa kuorum.

“Ne mund të dakordojmë për 15 20 min por ngjarjet që kanë ndodhur dje në Gjermani e bëjnë të nevojshme që menjëherë të votohet kjo rezolute”, tha ai.

Kujtojmë se dje Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qëndroi në Minsk të Bjellorusisë ku mori pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut. Ai u takua edhe me kryeministren serbe Ana Bërnabiq.

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger, ka komentuar këtë takim, duke thënë se në të është kritikuar qasja e Gjermanisë ndaj idesë së ndryshimit të kufijve, ide e cila është përmendur kohët së fundit si mundësi për zgjidhjen e çështjes mes dy vendeve.

Memli Krasniqi i PDK-së tha se duhet harmonizim dhe qëndrime të përbashkëta e gjithëpërfshirëse.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se dallimi është evident.

“Ose ta mbrojmë interesin e shtetit ose verbalisht Hashim Thaçin”, tha ai.

Dardan Sejdiu tha se si PSD, janë dakord që Shefat e Grupeve ta harmonizojnë në një takim tekstin me shtesa dhe ta sjellin atë në seancë.

Derisa ata të dakordohen Kuvendi shkoi 20 minuta pauzë.

Seanca nis me kërkesën për harmonizimin e rezolutës

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ka nisur me propozimin që shefat e grupeve parlamentarë të mbledhin dhe të harmonizohet rezoluta nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se propozojë dakordimin me shefat e grupeve parlamentare dhe në orën 11:00, të dalin në votim, pasi rezoluta është urgjente votimi i kësaj rezolute.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se duhet të ketë një rezolutë gjithëpërfshirëse me dakordimin e të gjitha grupeve.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se dje është parë se ose duhet mbrojtur territori ose duhet të mbrohet verbërisht presidenti. Ai shtoi se pozita parë se nuk ka interesim këtë rezolutë, pasi ata duan që dialogun ta udhëheqë presidenti me ekipin e qeverisë.

Për harmonizimin e rezolutës janë pajtuar edhe shefat e grupeve tjera në parlament.

Ndërsa, Kuvendi aktualisht është në pauzë prej 20 minutave. 

Drejtpërdrejt nga seanca e Kuvendit

Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi u mblodh dje në seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo "korrigjim të kufijve" në dialogun me Serbinë.

Pas shumë debateve, replikave dhe ofendimeve të shkëmbyera në mes të deputetëve, në mungesë kuorumi rezoluta e propozuar nga LDK-ja nuk doli në votim.

Kjo rezolutë do të hidhet sot në votim, para fillimit të seancës, të paraparë në orën 10:00. Pas kësaj, Kuvendi do të vazhdojë punimet me seancë plenare e cila në rend dite ka 22 pika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat