Seanca nis me kërkesën për harmonizimin e rezolutës

Aktuale

Seanca nis me kërkesën për harmonizimin e rezolutës

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:50
Kuvendi i Kosovës

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ka nisur me propozimin që shefat e grupeve parlamentarë të mbledhin dhe të harmonizohet rezoluta nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se propozojë dakordimin me shefat e grupeve parlamentare dhe në orën 11:00, të dalin në votim, pasi rezoluta është urgjente votimi i kësaj rezolute.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se duhet të ketë një rezolutë gjithëpërfshirëse me dakordimin e të gjitha grupeve.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se dje është parë se ose duhet mbrojtur territori ose duhet të mbrohet verbërisht presidenti. Ai shtoi se pozita parë se nuk ka interesim këtë rezolutë, pasi ata duan që dialogun ta udhëheqë presidenti me ekipin e qeverisë.

Për harmonizimin e rezolutës janë pajtuar edhe shefat e grupeve tjera në parlament.

Ndërsa, Kuvendi aktualisht është në pauzë prej 20 minutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat