Ministri Tahiri sot takon Jeff Session, Prokuror i Përgjithshëm i kabinetit të Trumpit

Aktuale

Ministri Tahiri sot takon Jeff Session, Prokuror i Përgjithshëm i kabinetit të Trumpit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:13
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot do të takohet më njëri nga njerëzit më të rëndësishëm të kabinetit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Bëhet fjalë për Jeff Session, Prokuror i Përgjithshëm amerikan, i cili do të takohet për herë të parë me një ministër të Drejtësisë nga Kosova.

Lajmi.net merr vesh se në këtë takim do të diskutohet për angazhimin e SHBA-së karshi fuqizimit të ligjit përmes këshilltarëve të saj dhe projekteve që ndihmojnë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kujtojmë, se dje ministri i Drejtësisë ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, Tahiri do të jetë panelist në forumin e organizuar nga Banka Botërore, “Java për drejtësi dhe zhvillim”.

Ndryshe, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Jeff Session për më tepër se dy dekada ka mbajtur pozita të larta në sistemin e drejtësisë në Amerikë duke shërbyer si: Prokuror Federal, Prokuror i Përgjithshëm i shtetit të Alabamas dhe gjithashtu si senator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat