Konjufca: Kuvendi duhet t’ia ndalojë presidentit të flasë për kufijtë

Aktuale

Konjufca: Kuvendi duhet t’ia ndalojë presidentit të flasë për kufijtë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:08
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet e seancës së jashtëzakonshme për dialogun, propozuar nga LDK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se subjekti i tij nuk ka problem me presidentin Thaçi si individ, por me temat që ai po do t’i dialogojë, 

“Ne nuk e kemi me presidentin vetëm për emrin e tij, por po ta kishte thënë një president se e ka ide lëvizjen e kufijve do ta kishim reagimin e njëjtjë edhe ndaj tij. Ne nuk mund të shkojmë me një platformë për dialogun me Serbinë sepse kjo nuk i takon kësaj legjislature, kjo shkon vetëm në faza të mëvonshme”, tha ai.

Sipas Konjufcës, Kuvendi duhet të miratojë masa preventive që t’i ndalohet presidentit Thaçi të flasë për korrigjim kufijsh.

Konjufca në fund tha se për një temë të tillë nuk po arrijnë që të marrin as mbështetjen e koalicionit qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat