Grupet parlamentar nuk dakordohen për rezolutën e dialogut

Aktuale

Grupet parlamentar nuk dakordohen për rezolutën e dialogut

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:13
?Seanca e Kuvendit të Kosovës

?Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me deklarimin e grupeve parlamentare, pas takimit që kishin lidhur harmonizimin e rezolutës për dialogun.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk kanë arritur të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare, por pikan 6 të propozuar nga PDK, e kanë riformoluar.

Hoti: Nuk kemi arritur të dakordohemi

“Nuk kemi arritur të dakordohemi, mëngjitë si propozues ne kemi shprehur gatishmërinë që pikën 6 të rezolutës të propozuar nga PDK, ta riformolojmë dhe bashkë me rezolutën tonë të duket kështu. Kuvendi i Kosovës rithekson se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. As presidenti, as askush tjetër nuk ka të drejt të negocioj për territorin e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat