Hoti prezanton rezolutën e cila nuk u votua në kuvend

Aktuale

Hoti prezanton rezolutën e cila nuk u votua në kuvend

Nga: N.A Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:31
Avdullah Hoti

Shefi i grupi parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka prezantuar rezolutën e cial nuk mori mbështeten e partive tjera në Kuvend.

Kjo rezolutë thotë se as Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves."

Tutje, Hoti ka theksuar se nuk kemi për cfarë të flasim tjetër nese nuk pajtehemi në këtë pikë bazike.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Kjo eshte pika e rezolute e riformuluar:

"1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme.
As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves."

Kjo eshte rezoluta qe nuk u mbeshtet. Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat